MASHT

Ministri Bytyqi priti një delegacion të kompanisë gjermane DEKRA

24 Prill, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti një delegacion gjerman të kryesuar nga z. Dietmar Metzger, zëvendësshef i përgjithshëm ekzekutiv i kompanisë DEKRA, me të cilët bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë.

Ministri Bytyqi fillimisht ka falënderuar përfaqësuesit gjerman për mbështetjen e vazhdueshme në konsolidimin dhe zhvillimin  e arsimit profesional, si dhe gatishmërinë e shprehur tashmë për bashkëpunim të kompanisë DEKRA, në aspektin e trajnimit dhe përgatitjen profesionale për tregun e punës të të rinjve tanë.

“Ne jemi shumë të privilegjuar që kemi mbështetje  nga një vend mik që arsimin e ka në stadet më të larta të zhvillimit dhe se përfitimi nga përvoja dhe praktikat më të mira të Gjermanisë janë të mirëpritura kurdoherë “, tha ministri Bytyqi.

Ministri Bytyqi gjithashtu tha se fokusi kryesor i MAShT për  këtë vit është në ngritjen e cilësisë në arsimin profesional për çka jemi të angazhuar  në aplikimin e  mësimit dual kudo qe është  i mundur bashkëpunimi me kompanitë e ndryshme, ndërsa theksoi se jemi duke punuar edhe në profilizimin e shkollave të mesme profesionale sipas nevojave të tregut të punës në regjione të ndryshme të vendit.

Ndërsa, z. Dietmar theksoi se kompanitë  gjermane të përfaqësuara nga DEKRA janë të gatshme të mbështesin zhvillimin dhe modernizimin e arsimit profesional, ofrimin e trajnimeve për infermier dhe kuadrove tjera profesionale për të cilat kanë nevojë. Në këtë kontekst ai tha se përveç trajnimeve dhe përgatitjeve profesionale do të ofrohen edhe mundësi për mësimin e gjuhës gjermane si dhe zhvillimin e mësimit dual klasik dhe modern.

Last modified: 23 Gusht, 2022

Comments are closed.