MASHT

Ministri Bytyqi priti në takim drejtuesit e KMDLNJ-së

17 Janar, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, Behxhet Shala me bashkëpunëtorë, me të cilët ka folur për bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit me këtë organizatë, sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut në fushën e arsimit.

Ministri Bytyqi e ka vlerësuar të rëndësishme fushën e të drejtave të njeriut dhe ka shprehur vendosmërinë në respektimin e të drejtave të njeriut. Ndër të tjera, ministri ka ripërsëritur qëndrimin e tij për të bërë ndyshimet e nevojshme, përmes vendimmarrjes së përbashkët dhe vendosjes së bashkëpunimit me të gjithë akterët e nevojshëm.

“Përgjegjësia dhe shqetësimi për fushën e arsimit ju takon të gjithëve, sepse në këtë mënyrë e kemi më të lehtë të përcaktojmë hapat që duhet të ndërmerren”, është shprehur Ministri.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv, Behxhet Shala tha se KMLDNJ është e interesuar që të japë kontributin përmes identifikimit të problemeve dhe përkrahjes ndaj çdo vendimi që konsiderojmë se është në të mirë të arsimit dhe të japë vërejtjet e saj në rastet e nevojshme.

Shala po ashtu shprehu përkrahjen e KMLDNJ-së në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në fushën e arsimit.

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.