MASHT

Ministri Bytyqi mori pjesë në konferencën përmbyllëse të projektit të TEMPUS-it “ në Fakultet të Edukimit

20 Nëntor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi konferencën përmbyllëse të projektit të TEMPUS-it “Zhvillimi i mësimdhënësve cilësorë”, në Fakultetin e Edukimit .

Gjatë katër viteve  sa zgjati ky projekt , janë trajnuar dhe përgatitur mësimdhënësit  më metodat më bashkëkohore të mësimdhënies, është  rritur mobiliteti i studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës, si dhe  janë zhvilluar kontakte dhe bashkëpunime hulumtuese shkencore  me universitete  të vendeve evropiane.

Ministri Bytyqi me këtë rast ka përgëzuar stafin dhe profesorët e Fakultetit të Edukimit  për implementim të suksesshëm të këtij projekti, i cili padyshim do të ketë efektin e duhur në zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe ngritjen e cilësisë në arsim.

“Përgatitja e mësimdhënësve është me metoda bashkëkohore është shumë i rëndësishëm sepse janë ata  të cilët e bëjnë ndryshimin pozitiv në shkollat tona dhe bëjnë që të kemi  rezultate e mira tek nxënësit”, theksoi Ministri Bytyqi .

Në vazhdim, Ministri Bytyqi tha se  projekti TEMPUS,  ka bërë që arsimi në Kosovë të merr drejtimin e duhur drejt ngritjes së cilësisë dhe se ky projekt ka mbështetur edhe programe të ndryshme arsimore , për ç`ka e falënderoi Bashkësinë Evropiane si mbështetëse e këtij projekti.

Ministri Bytyqi gjithashtu tha se trajnimi dhe përgatitja e mësimdhënësve me metodologjitë bashkëkohore është një nga synimet dhe angazhimet e  përhershme  të MAShT –it, tashmë më shumë se kurrë  për faktin se duhet të zbatojmë me sukses procesin e reformave , zbatimin e plotë të kurrikulës së re në Kosovë .

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.