MASHT

Zëvendësministri Sahiti mori pjesë në shënimin e Ditës së shkollës “Mehdi e Sylejman Bytyqi” në Arllat

16 Prill, 2018

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Heset Sahiti mori pjesë në shënimin e Ditës së Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi” në Arllat të Drenasit, me ç’rast në emër të ministrit Bytyqi, të pranishmit i ka përshëndetur dhe përgëzuar për këtë ditë të veçantë.

Zv/ministri Sahiti ka thënë se, shënimi i Ditës së shkollës së fshatit Arllat ka karakter të veçantë sepse sot shënohet edhe përvjetori i rënies së dy dëshmorëve, emrin e të cilëve me krenari e mbanë kjo shkollë.

“Shkolla juaj duhet të krenohet me emrin dhe veprën e dy dëshmorëve, të cilët kanë dhënë jetën për liri dhe janë bazamenti i shtetësisë së Kosovës”, është shprehur zv/ministri Sahiti, i cili njëherësh theksoi se, Ministria e Arsimit ka në prioritet që në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të krijohen kushte të përshtatshme për zhvillimin praktik të mësimit. Në manifestimin e Ditës së SHFMU “Mehdi dhe Sylejman Bytyqi” mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.