MASHT

Ministri Bytyqi vizitoi dy universitete në Iowa: Iowa State University dhe Drake University

13 Shkurt, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin e Iowas së ShBA-ve, sot ka vizituar dy universitete: Iowa State University dhe Drake University, ku me udhëhqës të këtyre universiteteve prestigjioze ka biseduar për bashkëpunimin e tyre me universitetet në Kosovë.

Gjatë vizitës në Iowa State University, ministri Bytyqi ka biseduar me prof. Curt Youngs për rezultatet e deritanishme të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, ndërsa gjatë takimit është biseduar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, sidomos për mobilitete të ndërsjella. 

Në këtë takim, mori pjesë edhe studentja nga Kosova, Albulena Basha, e cila vijon studimet master në këtë Universitet. 

Ndërsa, gjatë vizitës në Drake University, ministri Bytyqi bisedoi me udhëheqës të këtij Universiteti për bashkëpunimin ndërkombëtar. Edhe në këtë takim u bisedua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në shumë segmente, përfshirë edhe mobilitetet e profesorëve dhe studentëve, si dhe për projektin Teach in Kosova. 

Në vazhdim të vizitës, ministri Bytyqi do të vizitojë edhe universitete të tjera të shtetit të Iowas, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes tyre dhe universiteteve në Kosovë.

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.