MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI PËRFAQËSUESIT E SBASHK-UT

4 Dhjetor, 2018

04 Dhjetor 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorë, me të cilët ka biseduar rreth zhvillimeve në arsim, si dhe për angazhimet e përbashkëta që arsimi të bëhet prioritet në Kosovë.

Ministri Bytyqi falënderoi SBAShK-un për kontributin që ka dhënë dhe po jep në të gjitha proceset që po zhvillohen në arsim, me qëllim të përmirësimit në cilësisë.

Ministri u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe bashkërenditje të aktiviteteve mes MAShT-it dhe SBAShK-ut, në mënyrë që të shikohen mundësitë e përmirësimit të koeficientëve të mësimdhënësve përmes Ligjit për Pagat, pra që të punësuarit në sektorin e arsimit të kenë koeficientë meritorë.

Në këtë kontekst, ministri Bytyqi theksoi se është e rëndësishme që kërkesat tona të jenë të arsyeshme dhe realizueshme konform mundësive buxhetore që ka vendi ynë.

Në këtë takim u bisedua edhe rreth zhvillimeve dhe procedurave nëpër të cilat po kalon Ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.