MASHT

Ministri Bytyqi priti përfaqësuesit e Bankës Botërore në Kosovë

8 Mars, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot përfaqësues të Bankës Botërore, të prirë nga Marco Mantovanelli, shef i Zyrës së këtij institucioni në Kosovë, me të cilët ka biseduar për Projektin për Përmirësimin e Sistemit të Arsimit në Kosovë (KESIP).

Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi për realizimin e suksesshëm të këtij projekti në afatet e caktuara kohore. 

Ministri Bytyqi falënderoi Bankën Botërore për përkrahjen e vazhdueshme, në mënyrë që të realizohet synimi për rritjen e cilësisë në arsim.

Ministri theksoi se MAShT ka ndërmarrë tashmë masat e duhura që ky projekt i rëndësishëm të ketë sukses dhe të arrijë efektet e dëshiruara për përmirësimin e sistemit të arsimit në vendin tonë.

Ndërsa, përfaqësuesi i Bankës Botërore, Marco Mantovanelli theksoi se dëshiron që ky projekt të ketë sukses, të implementohet në kohën e planifikuar, pra deri në nëntorin e  vitin 2019, në mënyrë që të hapen mundësi për projekte te reja.

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.