MASHT

Ministri Bytyqi priti një grup nga Komisioni Parlamentar për Arsim

14 Maj, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti një grup të deputetëve të Komisionit Parlamentar për Arsim, të kryesuar nga kryetari Ismajl Kurteshi , më të cilët bisedoi për mundësitë e sigurimit të kuotave për studentë të Malit të Zi, edukimin në fëmijëri të hershme, angazhimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe për statusin e universiteteve publike.

Lidhur me sigurimin e të kuotave për regjistrim për studentët e Malit të Zi dhe lehtësime tjera,  ministri Bytyqi tha se, Kosova e ka për obligim kombëtar që t`i përkrahë të rinjtë shqiptarë që jetojnë në vise tjera, ndërsa për detaje do të bisedohet me Universitetin e Prishtinës dhe universitetet tjera publike të vendit. Ministri theksoi se, do të shohë mundësitë që të veprohet bashkë me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë në këtë drejtim.

Ndërsa, sa i përket edukimit në fëmijërinë e hershme, ministri Bytyqi tha se momentalisht Kosova nuk ka kapacitete për përfshirjen 94 -95 përqind të këtyre fëmijëve në kujdesin institucional për edukim siç kërkohet nga BE-ja, por theksoi se jemi të përkushtuar që të fillojmë për edukimin nga mosha 0 – 2 . Ndërsa, ai tha se do të fokusohemi për përfshirje sa më të madhe të fëmijëve nga mosha 3 -5.

Sa i përket asistentëve për nxënës me nevoja të veçanta, ministri Bytyqi tha se është  trajnuar një numër i konsiderueshëm asistentësh, por duhet të sigurohet një vijë buxhetore e veçantë (kod i veçantë) për pagesë, për të cilën çështje theksoi se do të insistojë të rregullohet me rishikimin e buxhetit nga ana e Qeverisë.

Sa i përket statusit të universiteteve publike, ministri Bytyqi theksoi se një komision i formuar enkas për këtë çështje, tashmë ka bërë vlerësimin e përformancës së këtyre institucioneve dhe se raporti do të dërgohet në Parlament për shqyrtim.

Last modified: 19 Korrik, 2022

Comments are closed.