MASHT

Ministri Bytyqi priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë

16 Janar, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç. Qëllimi i vizitës ishte vazhdimi i bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe ftesa që ministri i Arsimit i Turqisë i ka bërë ministrit Bytyqi, për të vizituar Turqinë në mars të këtij viti .

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe ministrja e Arsimit e Shqiprisë, Lindita Nikolla, ku bashkë do të marrin pjesë në një orë mësimore në gjuhën shqipe, duke qenë se, në Turqi ka filluar mësimi i gjuhës shqipe në shkolla të mesme.

Ministri Bytyqi, falënderoi ambasadoren turke për bashkëpunimin e mirë dhe njëherit kërkoi që bashkëpunimi të fokusohet kryesisht  në fushën e arsimit profesional, pasi këtë vit planifikohet të hartohet Strategjia Nacionale për Arsimin Profesional.
 
Ambasadorja turke, po ashtu kërkoi  nga ministri Bytyqi që të vizitojë shkollat  e fonadacionit e Maarif, ndërsa u zotua se do të ndihmojë arsimin në Kosovë, në të gjitha aspektet.

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.