MASHT

Ministri Bytyqi ndau dhurata për fëmijët e Qendrës Burimore “Përparimi” në dhe SOS fshatrave të fëmijëve në Prishtinë

29 Dhjetor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka vizituar Qendrën Burimore “Përparimi” dhe SOS fshatrat e fëmijëve në Prishtinë, me ç’rast në mënyrë simbolike ndau mbi 200 pako dhurata për vitin e ri 2018 , ndërsa nga nga përgjegjësit e këtyre institucioneve u informua për punën dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen këto institucione.

Duke uruar që të kenë shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre,  ministri Bytyqi u shpreh se  MAShT do të përkujdeset  që të ofroi arsim dhe edukim  cilësor për të gjithë , që ata të përfitojnë shkathtësi dhe njohuri të duhura  për jetë .

Ndërsa fëmijët  e Qendrës Burimore “Përparimi” , shfaqën një program të pasur kulturaoartistik të përgaditur  nga nxënësit dhe edukatoret , enkas për festën e vitit të ri .

Ministri Bytyqi ka ndarë dhurata edhe për fëmijët e SOS  fshatrave në Prishtinë me q`rast  edhe vizitoi ambientet  ku  ata jetojnë dhe gradualisht përgaditën për sfidat e ardhshme të jetës  ndërsa atyre ju uroi që të kenë shëndet dhe suksese gjatë gjithë jetës.

“Këta fëmijë kanë nevojë për përkrahje më të madhe nga institucionet e larta të vendit , kanë nevojë që t`u krijohen kushte dhe ambiente të ngrohta e humane  dhe mbi të gjitha kanë nevojë për një  arsim dhe edukim cilësorë  në mënyrë që të ndjehen dhe të jenë të barabartë me moshatarët e tyre .

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.