MASHT

MAShT ka organizuar debat me temë Profilizimi i mësimdhënësve nga klasa I -V

7 Dhjetor, 2017

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , ka organizuar debat publik me temë Profilizimi i mësimdhënësve nga klasa I-V , ku pjesëmarrës janë zyrtarë të MAShT, Drejtor të Drejtorive Komunale të Arsimit , përgjegjës të Fakultetit të Edukimit dhe ekspert tjerë të arsimit.

Qëllimi i këtij debati është që të diskutohet për modelet dhe mundësitë e implementimit të profilizimit klasor të mësimdhënësve në arsimin fillor të ulët, me qëllim të ngritjes së cilësisë në arsim .

Ministri Bytyqi me këtë rast është shprehur se  të gjithë jemi të vetëdijshëm për nevojën  e ndryshimit  të gjendjes në arsim sidomos në arsimin fillor të ulët  sepse nuk e kemi në nivelin e dëshiruar . Në këtë aspekt është e nevojshme qe të ndërmerren masa adekuate me qëllim të përmirësimit të cilësisë , andaj  së bashku do të diskutojmë modelet më të mira  të profilizimit të mësimdhënësve , duke u bazuar edhe nga praktika të vendeve të zhvilluara .

Në vazhdim, Ministri Bytyqi tha se MAShT , do të shikoj mundësitë edhe për trajnime të mëtejme të mësimdhënësve  për secilën lëndë dhe klasë , që ata të përfitojnë njohuritë e duhura ndonëse  kemi mësimdhënës të përgaditur mirë dhe që janë të aftë të ofrojnë mësimdhënie cilësore  për secilën lëndë në  klasë.

Ndërsa sa i përket aspektit emocional të nxënësve që do të reflektohej me rastin e ndërrimit të mësimdhënësve në klasën vijuese , ministri Bytyqi tha se kjo nuk do të jetë ndonjë problem i madh sepse diçka e tillë është sprovuar dhe praktikohet edhe në vende tjera .

Ministri Bytyqi, poashtu theksoi rolin kyç të DKA-vë në këtë proces  me ç`rast tha se përgjegjësit komunal të arsimit duhet të jenë më këmbëngulës, më insistent  dhe bashkëpunues që të kemi suksesin e dëshiruar  për të shtuar se baza e suksesit të zhvillimit të arsimit cilësorë  është në nivelin komunal .

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.