Dokumentacioni Shkollor

1. Shkolla fillore, klasa 1 - 5 
1.1 libreza,
1.2 dëftesa,
1.3 ditari,
1.4 libri amë dhe
1.5 lletëkalimi.

2. Shkolla e mesme e ulët, klasa 6 - 9 
2.1 libreza,
2.2 dëftesa,
2.3 ditari,
2.4 libri amë dhe
2.5 fletëkalimi.

3. Shkolla e mesme e lartë, klasa 10 - 12/13 
3.1 gjimnazi
3.1.1 dëftes, viti i 10-të,
3.1.2 dëftesa, viti i 11-të,
3.1.3 dëftesa, viti i 12-të,
3.1.4 dëftesa, viti i 13-të,
3.1.5 diploma,
3.1.6 ditari, 
3.1.7 libri amë dhe
3.1.8 regjistri për certifikatat dhe diplomat e lëshuara.

3.2 shkollat profesionale 
3.2.1 dëftesa, viti i 10 - të,
3.2.2 dëftesa, klasa e 11-të,
3.2.3 dëftesa, klasa e 12-të,
3.2.4 dëftesa, klasa e 13-të,
3.2.5 certifikata,
3.2.6 diploma,
3.2.7 ditari,
3.2.8 libri amë dhe
3.2.9 Regjistri për certifikatat dhe diplomat e lëshuara.

3.3 shkolla artistike e muzikës 
3.3.1 ditari për mësim individual 

3.4 shkolla fetare- medreseja 
3.4.1 dëftesat dhe 
3.4.2 diploma.

3.5 Aftësimi profesional 
3.5.1 dëftesa dhe 
3.5.2 diploma.

4 Dokumentacioni sipas sistemit të vjetër shkollor 
4.1 Dëftesa për kryerjen e shkollës fillore klasa 1- 8,
4.2 Dëftesa për gjimnaze,
4.3 Dëftesa për shkolla profesionale,
4.4 Diploma për gjimnaze dhe 
4.5 Diploma për shkolla profesionale.

Dokumentacioni shkollor është hartuar dhe botuar sipas sistemit dhe kurrikulit të ri arsimor.
Dokumentacioni shkollor është botuar në gjuhën shqipe, gjuhën boshnjake dhe në gjuhën turke.
Dokumentacioni është botuar nga shtëpia botuese “Libri shkollor” dhe “Dukagjini” dhe gjenden në shitje në libraritë e “Librit shkollor” dhe të “Dukagjinit” e për këtë të fundit në librarinë “Blendi” në rrugën Gustav Mayer nr.13 (pas Sllovenia Sport-it).
Dokumentacioni sipas sistemit të vjetër arsimor gjendet vetëm në librarinë “Libri Shkollor” në Prishtinë - qyteza Payton. 

Legjislacioni 

Arsimi parauniversitar rregullohet me Ligjin mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Kosovë, nr.2002/2 tw datës 31 dhjetor 2002. 
Fushat të cilat nuk janë paraparë me Ligjin mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm, janë plotësuar me akte nënligjore si : 
- Përtritja e dokumentacionit shkollor të asgjësuar nga Lufta,
- Mundësia e avancimit të nxënësve të talentuar,
- Ekuivalenca dhe nostrifikimi i dokumenteve shkollore të ardhur nga shtete jashtë Kosove,
- Kalimi i nxënësve të shkollave të mesme të larta prej një profili në profilin tjetër arsimor,
- Mësimi i gjuhëve të komuniteteve të cilët nuk e kanë gjuhën shqipe gjuhë amtare,
- Regjistrimi i nxënësve në klasat e 10-ta,të adhur nga vendet tjera, me sistem të vjetër arsimor,
- Mbarimi i shkollimit me sistem të vjetër arsimor,
- Themelimi i shkollave dhe i paraleleve të ndara fizike,
- Emërtimi dhe riemërtimi i shkollave,
- Kodi i mirësjelljes për nxënësit e shkollave të mesme të larta, etj.