Divizioni për zhvillimin profesional të mësimdhënësve

Sektori i Trajnimeve 

Sektori i trajnimeve organizon trajnime për mësimdhënës sipas programeve të MASHT-it dhe bashkëpunon me OJQ vendore dhe ndërkombëtare në zhvillimin dhe aftësimin e mësimdhënësve me metodologji të reja bashkëkohore si pjesë e reformimit për ngritjen e cilësisë në mësimdhënje dhe mësimnxëje pa shkëputje nga puna , por edhe trajnime informative për planprograme të reja në të gjitha nivelet e arsimit paraunversitar. 

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha organizatat qeveritare dhe joqeveritare,ndërkombëtare dhe vendore me të gjitha shoqatata e ndryshme të cilat ofrojnë shërbime personelit arsimor në Kosovë. Të gjitha propozim projektet (Programet),duhet të miratohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, para se t'u ofrohen mësimdhënësve dhe personelit tjetër në shkollë. 

OJQ-të,Donatorët apo Shoqatat së pari duhet të kenë autorizim nga organet përkatëse për veprimtarinë të cilën e kryejnë. 

Propozim-Programet, projektet apo kurset trajnuese për mësimdhënës dhe personelin arsimor duhet t'i drejtohen me shkrim Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, përkatësisht Sektorit për Trajnimin e Mësimdhënësve në Shërbim,dhe duhet t'u përmbahen disa kritereve. 

Programet e ndryshme të ofruara nga OJQ dhe OQ e ndryshme, në bazë të kritereve të caktuar bëhet vlerësimi i tyre në Sektorin e trajnimeve. Gjatë vlerësimit punohet kryesisht në ato programe që janë në interes për nxënësit, mësimdhënësit dhe shkollat në përgjithësi. 

Në kuadër të shkollave profesionale janë organizuar trajnime të ndryshme nga GTZ, Swisscontakti ,Kosweti etj. 

Prej temave më të rendësishme që janë realizuara janë: 

- Metodikë-Didaktikë,
- Metodika e praktikës profesionale,
- Udhëheqësi arsimore
- Edukimi në karrierë,
- Vlerësimi dhe monitorimi i programeve 

Pas formimit të Agjensionit për Akreditim të gjitha Programet trajnuese do ta marrin të drejtën e implementimit në shkolla.Programe të vlerësuara do ta marrin licencën për organizimin e trajnimeve të mësimdhënësve. 

Brenda këtij sektori është KSHAM-I, i cili harton dhe rishikon udhëzime administrative për mësimdhënës sipas kërkesave të MASHT-it. Deri më sot KSHAM-I ka hartuar këto udhëzime dhe draft rregullor si: 
"Standardet e praktikës profesionale", "Standardet e programeve parashërbimit", "Kodi etik", Drafti I i rregullores, "Mbikëqyrje, monitorimi dhe vlerësim", Drafti I i rregullores "Standardet e programeve në shërbim" si dhe udhëzimin administrative "Licencimi i mësimdhënësve" . Ky i fundit me vendimin e sekretarit permanent, disa anëtarë të KSHAM-it e kanë rishikuar dhe në korrik 2007 është nënshkruar nga Ministri 

Në dhjetor të 2007, me vendimin e sekretarit permanent u forma Këshilli për Licencimin e mësimdhënësve që sa më pare të zbatohet Udhëzimi administrative për licencimin e mësimdhënësve. Pjesë e këtij këshilli ishin disa anëtarë të KSHAM-it dhe me propozimin e Ministrit u zgjrua ky Këshill që sa më pare të startojmë me licencim. 

Ky këshill deri në fund të prillit 2008, ka hartuar: planin dinamik, Vendimi për licencimin e mësimdhënësve, formularët për grumbullimin e të dhënave, forma e licencës etj. 

Sektori i trajnimeve vazhdon që nga qershori në zhvillimin e aktiviteteve nga projekti i MASHT-it në mbështetje të Bankës Botërore "Zhvillimi Institucional në arsim"(Licencimi i mësimdhënësve, hartimi programeve trajnuese, hartimi i katalogut për Programe trajnuese, ngritja profesionale e stafit të ST.etj)