Divizioni për standarde monitorim dhe vlerësim

DIVIZIONI PËR VLERËSIM, STANDARDE DHE MOMITORIM 

Reformat e arsimit në Kosovë janë imperativ i kohës me qëllim që të ecet drejt rrjedhave dhe ndryshimeve pozitive bashkëkohore në arsim ashtu edhe në shoqërinë Kosovare në përgjithësi. Dekada e fundit shënoi thyerje të mëdha, përfshirë edhe ato në sistemin arsimor. Megjithatë, gjatë këtyre viteve të fundit, sistemi i arsimit në Kosovë ka bërë hapa drejt reformave si rezultat i përpjekjeve të bashkësisë kosovare, ndërkombëtarëve, të mësimdhënësve dhe të udhëheqjes arsimore.
Plani pesëvjeçar për zhvillimin e arsimit në Kosovë përpiqet që të ofrojë një vizion të përgjithshëm në mënyrë që rinia kosovarë të pajiset me arsimim cilësor dhe zhvillim të mirëfilltë personal dhe njohuritë e fituara të shfrytëzojnë për përparimin e vetë vetes dhe vendit.
Prandaj si pjesë integrale e MASHT-it dhe duke u nisur nga Strategjitë e MASHT-it, Divizioni për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim ka misionin dhe qëllimin e vet.

Qëllimi dhe objektivat e DVSM 

Divizioni për Standarde, Vlerësim dhe Monitorim synon ngritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësim nxënies përmes vendosjes së standardeve të arritjes dhe vlerësimit të jashtëm përmes Testeve të Arritjes në nivel vendi. Divizioni ka si qëllim edhe të ndryshojë strategjitë e të vlerësuarit, duke bërë përcjelljen permanente të njohurive të nxënësve duke vlerësuar përshtatshmërinë e planeve dhe programeve dhe teksteve shkollore dhe duke bëre reflektime që çojnë kah suksesi. 

Objektivat 

- Zhvillimi i Standardeve për tre nivelet shkollimit parauniversitar;
- Zhvillimi i vlerësimit të jashtëm;
- Informimi dhe bashkëpunimi ndërmjet mësimëdhënësve, nxënsëve dhe komunitetit për procesin e vlerësimit.

Aktivitetet e zhvilluara: 

Personeli i DSVM, si pjesë e një strategjie të MASHT – it për zhvillimin dhe modernizimin e sistemit arsimor në Kosovë deri më tani kanë zhvilluar këto aktivitete:

a.    Testin pilot për nivelit të parë – klasa katërt; (2002)
b.    Testin pilot për nivelit të parë fillor – klasa pestë, (2008);
c.    Testin e arritjes për nivel të dytë - klasa nëntë (2003-2008).
d.    Testin e Maturës për nivelin e tretë-klasa dymbëdhjetë /trembëdhjetë (2006-2008).
e.    Përpunon të dhënat e rezultateve të testimit dhe publikon ato.
f.    Ka nxjerrë standardet për procesin e vlerësimit.
g.    Udhëzime administrative për vlerësim;
h.    Ligjin mbi provimin përfundimtar dhe të maturës shtetërore.
i.    Rregullore për administrimin e testit, etj

Zhvillimi i kapaciteteve të stafit është realizuar përmes trajnimeve të ndryshme të cilat i ka siguruar MASHT dhe DVSM. Ka bashkpunim të mirë me Agjensionin e Vlerësimit të Tiranës-Shqipëri dhe ka bashkëpunim të mirë me Qendrën e Vlerësimeve të Anakarasë – Turqi. Poashtu ka një përkrahje nga Fondacioni Konrad Adenauer të Gjermanisë që për çdo vit organizon nga dy seminare që kanë të bëjnë me procesin e vlerësimit. Pret ta ketë një bashkpunimtë mirë me Bankën Botërore për shumë fusha të punës së DVSM. 

Detyrat që parashtrohen në DVSM 

- Vlerësimi i jashtëm me teste bazuar në standarde dhe plan programe shkollore.
- Hulumtimi në aspektin e matjes dhe vlerësimit të jashtëm të dijes dhe shkathtësive tjera të nxënësve. 
- Hartimi dhe përgatitja e bankës së kërkesave, ndërtimi-konstruktimi i testeve dhe materialeve tjera të nevojshme për testim.
- Përgatitja dhe publikimi i doracakëve dhe materialeve me teste.
- Përpunimi dhe publikimi i rezultateve dhe të arriturave.
- Analiza e kërkesave të testit dhe funksionaliteti i tij.
- Bashkëpunimi i punëve me qendrat ndërkombëtare për vlerësim dhe institucionet tjera të ngjashme.
- Konsultimi dhe bashkëpunimi me institucionet arsimore DKA ku u ndihmon shkollave në vetëvlerësim dhe zhvillim duke u mbështetur në rezultatet e testeve të standardizuara.
- Organizimi i seminareve me mësimdhënës rreth vlerësimit në arsim, dhe vlerësimi i të arriturave të nxënësve në procesin e vlerësimit.
- Organizimi i seminareve me bashkëpunëtorët e jashtëm të DVSM në procesin e përgatitjes dhe kryerjes së testit (formimi i komisioneve, vlerësimi i jashtëm, përpilimi i kërkesave etj.); 
- Zhvillimi dhe mbajtja e sistemit të informatave, shtypja-printimi dhe shpallja e dokumenteve dhe rezultateve të vlerësimit të jashtëm;
- Kryerja edhe e punëve të tjera që janë në interes të MASHT-it të cilat përkojnë me punën e DVSM;