NARIC KOSOVA - QENDRA PËR NJOHJE TË DIPLOMAVE

NARIC KOSOVA - QENDRA KOMBËTARE PËR NJOHJE TË DIPLOMAVE

Njohja e  kualifikimeve të shkollave të larta profesionale dhe universitare të fituara jashtë Republikës së Kosovës

Përshkrimi:

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që aplikojnë për njohjen  e gradave universitare dhe shkollave të larta profesionale  të huaja që u përkasin niveleve nga 5 deri në 8 të Kornizës Kombëtare  të Kualifikimeve të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë. Në kualifikimet e niveleve 5 – 8 të Kornizës së Kombëtare  të Kualifikimeve përfshihen shkolla të larta profesionale, bachelor,master dhe doktoratë.

Dokumentacioni i nevojshëm:

a) Formulari i plotësuar që merret në NARIC –Kosova;

b) Një  kopje e dokumentit të identifikimit; për shtetasit jo kosovarë lejeqëndrimi i Republikës së Kosovës;

c) Një kopje e certifikatës së martesës në rast të ndryshimit të mbiemrit;

d) Diplomën origjinale vetëm në shikim;                                                                                            

e) Një kopje të diplomës/certifikatës origjinale të vërtetuar te noteri, formati A4;

f)Një kopje të transkriptit/certifikatës  origjinale të notave të vërtetuara te noteri;

g) Një përkthim të autorizuar të diplomës/certifikatës dhe transkriptit /certifikatës së notave;

(nëse nuk janë në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës).

 h) Shtojcën e diplomës (nëse aplikohet në institucionin përkatës);

i) Një kopje e punimit të bachelorit, masterit dhe doktoratës.

j)Të përkthehet një abstrakt i punimit - maksimum  tri faqe,  nëse nuk është në njërën nga gjuhët zyrtare;

k)Programin e studimeve;        

l)  Një  kopje të diplomës/ diplomave të studimeve paraprake (nëse  aplikoni për njohje të studimeve të doktoratës,  nevojiten diplomat paraprake të noterizuara, të masterit dhe bachelorit, e nëse aplikoni për njohje të studimeve master nevojitet diploma e  studimeve paraprake-bachelor);

m) Fletëpagesën (taksa administrative, për shkolla profesionale dhe bachelor 30 €, për master 50€ dhe për doktoratë 70 € . Fletëpagesa merret në NARIC-Kosova); 

 n) Në mungesë të ndonjë nga dokumentet e shënuara më sipër, kërkesa nuk do të shqyrtohet;

o) NARIC dhe Komisioni i ekspertëve mund të kërkojë edhe dokumente shtesë në raste të caktuara.

p)  Noterizimi i dokumenteve dhe përkthimi duhet të bëhet në Republikën e Kosovës

Dokumentet e dorëzuara për njohje nuk kthehen.

Verifikimi i dokumenteve:

Qendra Kombëtare për Njohje të Diplomave (NARIC Kosova), për diplomat e fituara në Republikën e Maqedonisë,  verifikimin e autenticitetit të diplomës dhe  certifikatës së notave, e bën përmes Vulës Apostile.  Në  raste të tjera, qendra NARIC Kosova  kontakton me e-mail ose përmes postës me institucionin që ka lëshuar diplomën apo certifikatën përkatëse. Qendra mund të kërkojë edhe informacione  të tjera  që e konsideron të nevojshëm për vlerësimin objektiv për njohjen/barasvlerën e diplomës apo certifikatës.

Qendra NARIC Kosova,  kërkon informacion pranë qendrave të rrjetit evropian të informimit dhe njohjes së diplomave (ENIC – NARIC), mbi statusin e institucioneve të arsimit të lartë, vlefshmërinë e diplomave apo certifikatave, nivelin e tyre sipas kornizës kombëtare apo evropiane të kualifikimeve, si dhe informacione tjera shtesë në funksion të njohjes/ barasvlerës të diplomës.

Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit:

Procedurat për njohje/barasvlerë  të diplomave të fituara jashtë vendit, kur dosja e aplikimit është e plotësuar me të gjithë dokumentacionin e kërkuar në  udhëzimin administrativ 16/2016, nuk do të zgjasë më shumë se 4 muaj, por në raste kur nuk sigurohen përgjigjet e kërkuara konform këtij UA procedura mund të zgjasë në afat të pacaktuar.

NARIC Kosova  nuk mban përgjegjësi për vonesa që vijnë për shkak të mungesës së përgjigjes, ose të përgjigjes së vonuar nga ana e aplikuesit për dorëzimin e dokumenteve plotësuese apo për mungesën e përgjigjes/përgjigjes së vonuar të institucionit të arsimit të lartë që ka lëshuar diplomën, apo qendrës kombëtare përkatëse të rrjetit ENIC-NARIC.

Periudha e vlefshmërisë:

Vendimi  është gjithmonë i vlefshëm (vetëm në Republikën e Kosovës)  përveç rastit kur ka ankesa për ndryshim dhe kur revokohet nga Këshilli Shtetëror për Njohje.

[1]  Diplomat dhe certifikatat e notave  të lëshuara në Republikën e Maqedonisë duhet  të pajisen me vulën apostile.

[2]  Për informata më të detajuara ju lutem referojuni formularëve, kërkesave  për aplikim si dhe Udhëzimit administrativ 16/2016 të cilat janë të publikuara.