Divizioni për auditim të brendshëm

Hyrje

1.Divizioni i Auditimit të Brendshëm përcaktohet si një njësi e pavarur, e cila jep siguri objektive dhe këshilla për menaxhmentin, për të shtuar vlerën dhe përmirësuar veprimtarinë e MASHT-it . Divizioni i Auditimit të Brendshëm ndihmon MASHT-in në mënyrë sistematike dhe të disiplinuar për të vlerësuar dhe përmirësuar efektin e menaxhimit të rrezikut, proceset e kontrollit të brendshëm dhe të qeverisjes sa më të mirë.

Vizioni

2. Vizioni i Divizionit të Aduitimit të Brendshëm në MASHT, do të arrihet duke i zbatuar standardet dhe praktikat me të mira ndërkombëtare të auditimit të brendshëm dhe duke shfrytëzuar gjithmonë përvoja të vazhdueshme drejtë përmirësimit të cilësisë.

Misioni

3. Misioni i Divizionit të Auditimit të Brendshëm është që ti ndihmojë MASHT-it për ti përmbushë objektivat e saja përmes cilësisë së lartë, duke e shtuar vlerën e komunikimit, duke arritë qeverisje të përbashkët si dhe përdorimin efikas dhe efektiv të burimeve shoqërore.

  • Vebi Ismaili Drejtor i divizionit të auditimit të brendshëm

    Tel: 038 211 001

    vebi.ismaili@rks-gov.net