Divizioni për arsim të përgjithshëm


Detyrat e Divizionit të Arsimit të Përgjithshëm janë të bashkërendojë punët për planifikim, analizë, mbikëqyrje për të gjitha nivelet e arsimit të përgjithshëm-parauniversitar (I, II dhe III).

  1. Zbatimi i politikave të Departamentit për Politika të Arsimit Parauniversitar në fushën e vet të përgjegjësisë, siç është detajuar në Ligjin për arsimin parauniversitar të Republikës së Kosovës që është në fuqi.
  2. Zhvillimi i një politikë gjithëpërfshirëse për aktivitete të ndryshme që janë në harmoni me politikat e MASHT për arsimin parauniversitar.  
  3. Planifikimi dhe zbatimi i programeve të reja për të tri nivelet e shkollimit, aftësimit të mësimdhënësve dhe në përgjithësi reformimit të sistemit të arsimit.
  4. Bashkërendimin e punëve për çështjet parësore të politikës së MASHT me të gjitha divizionet e DPAP.  
  5. Bashkëpunimi me agjencitë prirëse dhe organizatat tjera partnere të MASHT (vendore dhe ndërkombëtare) në realizimin e programeve të ndryshme për promovimin e arsimit. 
  6. Këshillimi lidhur me rregullat e njohjes profesionale dhe nxit lidhjen e institucioneve arsimore brenda dhe jashtë Kosovës.
  7. Planifikon, organizon dhe raporton për realizimin e aktiviteteve branda Divizionit të Arsimit të Përgjithshëm
  8. Punon në hartimin e udhëzimeve administrative dhe standardeve që kanë të bëjnë me arsimin parauniversitar.
  9. Merr nisma për programe dhe projekte, të cilat do të ndikojnë në rritjen e cilësisë në arsim në bashkëpunim me shkollat, komunat dhe organizatat që punojnë në fushën e arsimit
  • Objektivi i përgjithshëm arsimit të përgjithshëm është që të sigurohet qasje gjithpërfshirëse dhe e barabartë për të gjithë nxënësit në arsim cilësor dhe jo-diskriminues gjatë shkollimit në nivelin parauniversitar dhe inkurajimi i të nxënit gjatë gjithë jetës.

Disa prej qëllimeve më specifike janë:  
• Sigurimi i cilësisë në arsim,
• Gjithëpërfshirja në arsim, barazia dhe respektimi i diversitetit në arsim 
• Përmirësimi i qeverisjes dhe menaxhimit cilësor në shkolla
• Krijimi i mjedisit të sigurt dhe të shëndetshëm në shkollë 
• Decentralizimi i përgjegjësive në nivel të komunës dhe në nivel të shkollës, etj.

  • Puna e këtij Divizioni si edhe e gjithë institucionit përqendrohet në ndryshimin e konceptit për arsimin në Kosovë, duke u munduar që të ecë me rrjedhat e reja të krijuara në vend dhe më gjerë.
  • Synim i këtij divizioni është përmirësim i nivelit të cilësisë sipas standardeve si dhe të krijojë lidhje të ngushtë në mes të arsimit të mesëm të lartë dhe tregut të punës.


Ky divizion përfshin:

  • Nivelin 1:  Arsimi fillor që zgjatë pesë vite  (1-5) 
  • Nivelin 2: Arsimi i mesëm i ulët që zgjatë katër vite (6-9)
  • Nivelin 3: Arsimi i mesëm i lartë (gjimnazet)  që zgjatë tri vite (10-12)  
  • Bashkëpunimin me DKA, prinder, nxënës dhe mësimëdhënës 
  • Shkollat Promovuese të shëndetit dhe
  • Barasvlerën dhe njohjen e dokumenteve të arsimit parauniversitar .

ARSIMI FILLOR 1-5  
Zbaton  politikat e MASHT-se  për arsim cilësor në nivelin e dytë të arsimit (1-5)

ARSIMI I MESËM I ULËT 
Zbatimi i politikave të MASHT për arsim cilësor në nivelin e dytë të arsimit (6-9)

 ARSIMI I MESËM I LARTË – GJIMNAZET
Sigurimi i cilësisë së arsimit të mesëm të lartë, si dhe rritja e përfshirjes së nxënësve në këtë nivel të arsimit.

BASHKËPUNIMIN PRINDËR- MËSIMDHËNËS 
Fuqizimi i bashkëpunimit prindër-arsimtarë në shkollë dhe ky bashkëpunim të jetë në shërbim të cilësisë së mësimit
Në kuadër të politikave të MASHT është edhe ndërtimi i një partneriteti shkollë-familje, ashtu që të përfaqësohen në mënyrë sa më demokratike interesat e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve dhe që me punë të përbashkët ta përmirësojnë cilësinë në arsim.

SHKOLLAT PROMOVUESE TË SHËNDETIT
Koordinimi i aktiviteteve dhe zhvillimi i politikave  në fushën e  edukimit dhe promovimit shëndetësor, ndërmjet të gjitha niveleve administrative dhe  territoriale, bashkërendimi  i aktiviteteve të komitetit ndërministror për programin shkollat promovuese te shëndetit , zbatimi dhe sigurimi i qëndrueshmërisë se projekteve që synojnë të promovojnë shëndetin në shkolla në bashkëpunim me komitetin ndërministror, monitorimin e progresit të shkollave promovuese të shëndetit, si dhe organizimin e takimeve rishqyrtuese për  MASHT, MSH dhe MMPH.

 

BARASVLERA DHE NJOHJA E DOKUMENTEVE TE ARSIMIT PARAUNIVERSITAR 

Koordinon, planifikon dhe udhëheqë punën e nostrifikimit të dokumenteve të arsimit parauniversitar.

 

QËLLIMET E ARSIMIT TË PËRGJITHSHËM 
Pos qëllimeve të cekura më lartë, arsimi i përgjithshëm ka edhe këto qëllime të përbashkëta: 
Zhvillimin e njohurive për të drejtat e njeriut dhe të strategjive për mbrojtjen e tyre si dhe të aftësive të domosdoshme për zbatimin e tyre në praktikë
Zhvillimin e ndjenjës së respektit dhe të angazhimit ndaj parimeve themelore të demokracisë dhe shoqërisë së qytetëruar, në mënyrë të veçantë të përgjegjësisë qytetare, të ndërvarësisë, të barazisë, të drejtësisë shoqërore dhe të shtetit të së drejtës
Rritjen dhe zhvillimin e vetëdijes për rëndësinë e paqes, zgjidhjeve paqësore të mosmarrëveshjeve dhe të konflikteve, për rëndësinë e nevojës për tolerancë aktive, bashkëpunim dhe solidaritet ndërmjet njerëzve
Zhvillimin e vetëdijes për ndërvarësinë e natyrës dhe të botës njerëzore dhe mirëkuptimin e përmasave të shumta të botës dhe të jetës në tërësinë e tyre.