Divizioni për arsim të komuniteteve

Raport nga konferenca ndërkombëtare në Sarajevë, me temën:
" Drejt Mundësive të Barabarta për fëmijët  Romë në Evropën Juglindore –
Modelet e Praktikës  së Mirë në Edukimin Gjithëpërfshirës dhe Anti-  
diskriminimit" 
     Në organizatën Save the Children më përkrahjen e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Save the Children Norvegji dhe OSCE, është organizuar konferenca ndërkombëtare në Sarajevë me temën " Drejt Mundësive të Barabarta për fëmijët  Romë në Evropën Juglindore – Modelet e Praktikës  së Mirë në Edukimin Gjithëpërfshirës dhe Antidiskriminimit" më 2 dhe 3 prill.
Në konferencë kanë marrë pjesë përfaqësuesit e qeverive të shteteve të Evropës Juglindore dhe anëtarët e shoqërisë civile, donatorët, për të diskutuar çështjen e gjithëpërfshirjes së romëve. 
Nga Kosova kanjë qenë vetem dy pjesëmarrës, një nga MASHT-i dhe një nga shoqëria civile. MASHT ka prezentuar të gjitha ato që janë bërë në fushën e edukimit të minoriteteve dhe posacërisht komunitetit RAE me qellim të ngritjes së nivelit në arsimimin dhe integrimin e tyre. Gjithashtu për mësimin intensiv, për regjistrimin e komuniteteve në UP në bazë të kvotave, për Strategji për Integrimin e komunitetit RAE, komponenta e arsimit  dhe janë shprëndarë kopje të Strategjisë në gjuhën shqipe, angleze, rome dhe serbe. Konferenca ka qenë shumë mirë e organizuar dhe e dobishme, me ekspertiza të ligjërusëve nga Anglia dhe prezentimet  e tyre.
Prezentimet në sesionet plenare ishte rreth arritjeve dhe tendencave për të ardhmën në fushën e arsimit të komunitetit rom, i cili ka mbetur në nivelin më të ulët të arsimit në rajon. 
Pjesëmarrësit e konferencës kanë theksuar që edhe pse qeveritë e EJL–së kanë bërë veprime dhe kanë përgatitur strategji në përkrahje të gjithëpërfshirjes së minoriteteve, posacërisht të rommëve, në shoqëri progresi  i arritur është i pamjaftueshëm për të luftuar diskriminimin. Janë nxjerrë konkludime të cilat janë të përqendruara në përmirësimin e qasjes në edukim, si dhe përmirësimin e kualitetit të edukimit për fëmijët romë përmes:

  • Ngritjes së vetëdijes për rëndësinë e edukimit të fëmijëve romë
  • Njoftimit të prindërve romë për të drejtat e tyre, obligimet dhe zbatimin  e qëndrueshmërisë së ligjeve të edukimit që kanë lidhje me fëmijët  e tyre.
  • Monitorimin e fëmijëve të regjistruar në shkolla dhe parandalimi e braktisjes në kohë  të duhur.
  • Prezantimit të klasave përgatitore dhe bursave për fëmijët e minotiteteve.
  • Përkrahje në zhvillimin e kulturave gjithëpërfshirëse, politikave dhe praktikave në nivel të shkollave që kujdesen dhe ndihmojnë në integrimin e fëmijëve romë.