Divizioni për arsim privat parauniversitar

Qëllimi 

Qëllimi i publikimit i të dhënave për institucionet e licencuara parauniversitare të arsimit privat, është informimi dhe vendosja e qytetarëve në një situatë barazie para ligjit, ndërtimit të një sistemi social, siguri dhe stabiliteti juridik në fushën e Arsimit Privat Parauniversitar. 
Përmes publikimit, synohet zbatimi i parimit të transparencës, i cili  mundëson shfrytëzimin më efikas të të drejtave dhe funksionimin më të mirë të arsimit dhe  shoqërisë në përgjithësi.

Divizioni për Arsim Privat Parauniversitar

Divizioni për Arsim privat Parauniversitar zbaton legjislacionin në fuqi për Arsimin Privat Parauniversitar,  i cili   rregullon edukimin, arsimin dhe aftësimin parauniversitar nga niveli 0 deri në 4 i ISCED-it(Standardet Ndërkombëtare të Klasifikimit të Arsimit ),  duke përfshirë arsimin dhe aftësimin e fëmijëve dhe të rriturve që marrin kualifikime në këto nivele.

  • Ofron mbështetje administrative për licencim të bartësve të Arsimit Privat Parauniversitar duke zhvilluar procedurat, përmbushur kriteret dhe standardet e  përgjithshme të kësaj hallke të sitemit arsimor në Republikën e Kosovës.
  • Grumbullon dhe ruajtur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm;
  • Ofon mbështetje dhe këshilla për propozim-iniciativa për arsim privat parauniversitar;
  • Bën kontrollimin e strukturës fizike të objekteve mësimore dhe administrative.
  • Ofron rekomandime për zbatimin dhe implementimin e kurrikulave, të dhëna për kualifikimet e mësimdhënësve dhe cilësinë në institucionet e arsimit privat parauniversitar.

 

 

 

  • Azem Guri Udhëheqës i Arsimit Privat Parauniversitar

    Tel: 038 200 200 86  
    Azem.Guri@rks-gov.net