Dita e Vajzave

Dita e Vajzave (22 prill 2010)


Më 22 prill 2010 shënohet për të tretën herë rradhazi Dita e Vajzave në Kosovë. Dita e Vajzave është një aktivitet i përbashkët i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe projektit rajonal të Bashkëpunimit Teknik Gjerman (GTZ) pë orientim në karrierë në Ballkanin Perëndimor dhe realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Drejtoritë Komunale të Arsimit të komunave përkatëse.

Këtë vit, mbi 2010 nxënëse të klasave të nënta të komunave Prishtinë, Kastriot, Prizren, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Vushtrri, Ferizaj, Besianë, Drenas, Therandë, Gjilan, Klinë, Rahovec dhe Deçan mund të njihen me një profesion interesant dhe sfidues, i cili rrallë herë zgjidhet nga femrat duke e kaluar një ditë në njeren nga mbi 140 ndërmarrjet prodhuese dhe institucionet e tjera relevante.

Nëse dëshironi të na bashkangjiteni në këtë aktivitet, mund të kontaktoni nëvetkosovo@gtz.de ose në numrin 038 233 002 214.

Në Kosovë dhe në shumë vende tjera, nxënëset në masë të madhe janë të kualifikuara, por tregojnë pak interesim për profesionet e natyrës teknike, të cilat shpesh cilësohen si tipike për meshkuj. Momentalisht, në këto fusha ndihet një mungesë e stafit profesional. Dita e Vajzave u shënua për herë të parë në Kosovë më 24 prill 2008 dhe përfshiu rreth 312 nxënëse dh 18 organizata. Kosova është vendi i shtatë në Evropë që e organizon këtë projekt, i cili u mundëson nxënëseve të klasave të nënta të njihen për një ditë me një profesion, i cili rrallë herë zgjidhen nga femrat.

Dita e parë e Vajzave në Kosovë, që u pilotua në komunën e Prizrenit, Therandës dhe Vushtrrisë pati shumë sukses. Disa nga aktivitet që ushtruan vajzat ishin punët praktike në sektorin për ngrohje dhe klimatizim, sektorin për instalime elektrike, për përpunim llamarine, saldim, dizajnim metalesh, matje, prerje, montim, shërbim i zjarrfikësve, sanitari, automekanik, arkitekturës etj. Pas suksesit të vitit 2008, Dita e Vajzave u organizua për herë të dytë më 23 prill 2009 duke përfshier mbi 2240 nxënëse të klasave të nënta në 15komuna të Kosovës.