Departamenti për integrime evropiane dhe koordinim të politikave

Departamenti për Integrim Evropian, Koordinim të Politikave dhe Statistika është i ndarë në dy divizione:

Divizioni për Integrim Evropian dhe Divizioni për Koordinim të Politikave dhe Statistika 

Divizioni për Integrim Evropian


Divizioni për Integrim Evropian është përgjegjës për zbatimin e procesit të integrimit evropian brenda MASHT, koordinimin e asistencës zyrtare për zhvillim dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e arsimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore: 

-Koordinimi i aktiviteteve me Ministrinë e Integrimit Evropian: sigurimi me kohë i informacioneve të nevojshme për Dialogun e Procesit të Stabilizim Asocimit, Raportin e Progresit, Planin e Veprimit të Partneritetit Evropian, përafrimin e legjislacionit të MASHT me legjislacionin e BE-së etj.

-Sinkronizimi i punës së donatorëve në fushën e arsimit, që përcaktohet nga Rregullorja për Koordinimin e Donatorëve dhe koordinimi i të gjitha projekteve që partnerët zhvillimor i mbështesin me asistencë teknike dhe furnizim. Si shembull i këtij koordinimi është Fondi i Përbashkët në Fushën e Arsimit (FBSA), të cilin e mbështesin Austria (ADA) dhe Suedia (SIDA).

-Bashkëpunimi Ndërkombëtar: mbikëqyrja, koordinimi dhe menaxhimi i projekteve dhe programeve ndërkombëtare: si CEEPUS (Programi për Shkëmbimin e Studimeve Universitare në Evropën Qendrore), ACES (Akademia e Shkollave të Evropës Qendrore); monitorimi i shfrytëzimit të programeve dhe instrumenteve të BE-së (IPA, Binjakëzimi, TAIEX, IPF, FP7, TEMPUS, ERASMUS etj; implementimi i marrëveshjes bilaterale me Universitetin e Sheffield-it (City College), bashkëpunimi me UNESCO-n, koordinimi i vizitave të zyrtarëve të MASHT jashtë shtetit. 
Numri i të punësuarve në Divizionin për Integrim Evropian është tre (3).

Divizioni për Koordinim të Politika dhe Statistika

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim të Politikave dhe Statistika janë:

Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike të ministrisë, duke siguruar pajtueshmërinë në mes tyre dhe me dokumentet e tjera qeveritare;

Siguron të dhëna /informacione për hartimin e planit vjetor të punës, duke siguruar harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike; 

Bën përgatitjen e raporteve javore, mujore dhe vjetore;

Bën hartimin e planeve mujore dhe vjetore.

Bën grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave statistikore nga shkollat (të dhëna për nxënës, personel arsimor, të dhëna për sukses, për vijueshmëri, gjendje fizike të objekteve shkollore) për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar; 
Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Politikave dhe Statistika raporton tek udhëheqësi i 
Departamentit për Integrim Evropian, Koordinim të Politikave dhe Statistika.

Numri i të punësuarve në Divizionin për Koordinim të Politikave dhe Statistika është pesë (5).