Departamenti për infrastrukturën e ndërtesave arsimore

Departamenti i Infrastrukturës dhe Shërbimeve Teknike 

Departamenti i Infrastrukturës dhe Shërbimeve Teknike (DISHT) është një strukturë administrative e cila i udhëheq politikat për sigurimin e hapësirës së përshtatshme dhe adekuate si për zhvillimin e procesit mësimor ashtu edhe për procesin e punës. 

Drejtohet nga udhëheqësi i departamentit i cili është përgjegjës për: 

- Planifikimin, koordinimin, organizimin, mbikëqyerjen e punëve dhe aktiviteteve në departament si dhe këshillon Sekretarin e Përhershëm për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me punën e Departamentit të Infrastrukturës dhe Shërbimeve Teknike.
- Ndarjen e punëve dhe vendosjen e standardeve të punës nëpër divizionet përkatëse
- Vlerësimin e punës së divizioneve të departamentit
- Marrjen e masave dhe propozimet konkrete Sekretarit të përhershëm për qëllim të realizimit sa më të drejt të punës dhe eliminimin e dobësive në kuadër të departamentit

Departamenti i shërbimeve teknike është i përbërë prej 2 divizioneve: 

1. Divizioni i Infrastrukturës
2. Divizioni i Shërbimeve Teknike

1. Divizioni i infrastrukturës 

Përfaqëson komponentën administrative dhe profesionale e cila merret me ndërtimin, renovimin, mirëmbajtjen dhe respektimin e standardeve për objekte shkollore në tërë territorin e Kosovës. Udhëheqë, drejton dhe motivon ekipet organizative në tri njësi/sektore - planifikim dhe standarde, inspektimin e projekteve dhe menaxhimin e objekteve. Divizioni i Infrastrukturës në koordinim me donatorët, komunat dhe me personelin e MASHT-it, parashikon dhe drejton zhvillimin e politikave për krijimin e një ambienti të përshtatshëm fizik për zhvillimin e procesit mësimor. Siguron burimin e drejtë të informatave, përcaktimin e prioriteteve, respektimin e standardeve, mbikqyerjen e projekteve, ndërtimin, renovimin, mirëmbajtjen e godinave shkollore si dhe furnizimin me pajisje përkatëse. 

Drejtohet nga udhëheqësi i divizionit i cili është përgjegjës për: 

- Planifikimin, koordinimin, organizimin, mbikqyerjen e punëve dhe aktiviteteve në divizion si dhe këshillon drejtorin e departamentit për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me punën e divizionit të infrastrukturës.
- Ndarjen e punëve dhe vendosjen e standardeve të punës nëpër njësit/sektoret përkatëse
- Vlerësimin e punëve në njësit përkatëse të divizionit
- Marrjen e masave dhe propozimin e masave Drejtorit të Departamentit për avancimin e çështjeve të ndryshme administrative dhe eliminimin e dobësive në kuadër të njësive të divizionit.


Divizioni i Infrastrukturës përbëhet prej 3 (tri) sektorëve punuese: 

1. Sektori për planifikim dhe standarde
2. Sektori për menaxhimin e projekteve
3. Sektori për menaxhimin e objekteve

1.1. Sektori për planifikim dhe standarde 
Planifikon, dokumenton, koordinon dhe mirëmban listën prioritare të shkollave si bazë për projektet e programeve kapitale për konstruktim, riparim dhe mirëmbajtje të objekteve shkollore në Kosovë, të financuara nga buxheti i Kosovës apo nga donatorët. Zhvillon, mirëmban dhe përhapë dizajne, konstruktim dhe mirëmbajtje të standardeve shkollore, bënë vizita objekteve shkollore ne teren, përgatit raportet e vizitave ne teren, etj. 

1.2. Sektori i menaxhimit të projekteve 
Organizon dhe përgatit dokumentet e nevojshme për projektet e investimeve kapitale. Bënë mbikqyrejen e projekteve dhe përcjell punët ndërtimore në teren. Bënë inspektimin e shkollave, përcjelljen e kontratave dhe të sigurojë konstruktimin dhe respektimin e standardeve te nevojshme. Monitorimin e shpenzimeve të fondeve që janë të alokuara në komuna që të sigurohet që riparimi dhe mirëmbajtja janë në pajtueshmëri me projektet specifike të MASHT-it. 

1.3. Sektori për menaxhimin e objekteve 
Kjo njësi, duhet të zhvillojë dhe mirëmbajë një sistem të menaxhimit të objekteve shkollore, të bazuar rreth një programi të rregullt inspektimi, të informohet mbi pronën shkollore, te merr masat adekuate. Përcjell gjendjen e objekteve ne ndërtim, atyre qe kane nevoje për intervenime dhe raporton mbi procedurat dhe operacionet të tjera të MASHT-it, etj. 

Koment 
Të tri sektorët ndihmojnë dhe plotësojnë njëri tjetrin në përgatitjen e materialeve dhe dokumentacionit te nevojshëm për ndërtimin dhe renovimin e objekteve arsimore. Mbikëqyrin dhe bëjnë inspektimin e ndërtimeve të reja, renovimeve, ngrohjes, furnizimit me ujë, nyjet sanitare, sistemin elektrik në shkolla nga kontraktorët e MASHT-it, donatorët dhe komunat. Njëherit realizojnë vizitat e nevojshme ne teren dhe përpilojnë raportet e vizitave. 

2. Divizioni i shërbimeve teknike 

Përfaqëson vinë kryesore vepruese profesionale për krijimin e një ambienti të përshtatshëm fizik për të gjithë të punësuarit në MASHT. Udhëheqësi i këtij divizioni, duhet të udhëheqë, drejton dhe motivon një grup të personelit të organizuar, duke përfshirë sektorin e shërbimit të ndërtesave, sektorin e teknologjisë informative, sektorin e logjistikës dhe transportit, njësinë e sigurisë dhe njësinë e furnizimit. Drejton dhe mbikqyrë operimin e sektorit të logjistikës, duke përfshirë planifikimin, kontrollin dhe menaxhimin e transportit, sistemin e inventarit, furnizimin me material hargjues, mirëmbajtjen e pajisjeve fotokopjeve, klimat etj. Planifikon planet e buxhetit dhe prokurimit për divizionin e shërbimeve teknike. 

Drejtohet nga udhëheqësi i divizionit i cili është përgjegjës për: 

- Planifikimin, koordinimin, organizimin, mbikqyerjen e punëve dhe aktiviteteve në sektor si dhe këshillon drejtorin e departamentit për te gjitha çështjet që kanë të bëjnë me punën e divizionit të shërbimeve teknike.
- Ndarjen e punëve dhe vendosjen e standardeve të punës nëpër sektorët dhe njësit përkatëse
- Vlerësimin e punëve në njësit përkatëse të divizionit
- Marrjen e masave dhe propozimin e masave Drejtorit të Departamentit për avancimin e çështjeve të ndryshme administrative dhe eliminimin e dobësive në kuadër të sektorëve të divizionit.


Divizioni I shërbimeve teknike përbëhet prej 5 (pesë) njësive punuese: 

1. Njësia për mirëmbajtje dhe inventar
2. Njësia për teknologji informative dhe telefoni
3. Njësia për distribuim/furnizim
4. Njësia e transportit dhe logjistikës
5. Njësia e sigurimit

2.1. Njësia për mirëmbajtje dhe inventarë
Mbanë inspektim të rregullt të zyrave të MASHT-it dhe objekteve lidhëse. Siguron që të gjitha pajisjet për mbrojtje kundër zjarrit, sistemet dhe shenjat janë operacionale dhe mirë të mirëmbajtura, mbishkrimet në gjuhet zyrtare, favorizon rregulloren për mospirje të duhanit në objekt. Mbanë një lidhje të afërt pune me departamentin e inxhinierisë dhe shërbimin e menaxhimit të objekteve në MSHP dhe përcjell punën e personelit që është përgjegjës për pastërti dhe mirëmbajtje. Përcjell shërbimet komunale. Disponon me të dhënat mbi regjistrimin e inventarit, ngarkimin dhe shkarkimin e zyrtarëve me inventar dhe pajisje tjera. 

2.2. Njësia për teknologji informative dhe telefoni
Kjo njësi duhet të mbajë lidhje të ngushta pune me departamentin e teknologjisë informative në MSHP, duke përfshirë personelin kontraktues, të cilët kanë përgjegjësi për instalim dhe mirëmbajtje të sistemeve dhe shërbimeve të teknologjisë informative në zyrat dhe objektet e MASHT-it. Mirëmban rrjetin e internetit, mirëmban kompjuterët, etj. Përcjell dhe realizon kyçjet, rilokimet dhe mirëmban telefonin fikse 

2.3. Njësia për distribuim/ furnizim
Kjo njësi, siguron një depo të sigurt dhe të pastër ku është i vendosur materiali hargjues. Bënë monitorimin e sigurisë së depos së MASHT-it siç është dhënë me detyrë nga udhëheqësi i divizionit dhe merr të gjitha masat e nevojshme për të siguruar materialin brenda depos. Bënë kontrollimin që faturat e sjellura te MASHT-i për furnizim me mallra dhe shërbime janë në rregull, në përputhje me kontratat dhe dokumentacionin për shpërndarje, si dhe për informimin e udhëheqësit të divizionit të shërbimeve teknike. 

2.4. Njësia e transportit dhe logjistikës
Siguron që të gjitha mjetet transportuese të MASHT-it, të shfrytëzohen vetëm zyrtarisht, siguron që automjetet të jenë të regjistruara, të servisuara dhe të mirëmbajtura. Pajisjen e automjeteve me pajisje standarde përfshirë çelësat, zinxhirët për dimër, litarin për tërheqje dhe pajisje të tjera të nevojshme, etj. Përcjell shpenzimet e automjeteve dhe bene kontrollimin e faturave të sjellura ne MASHT. Menaxhon dhe organizon te gjitha udhëtimet zyrtare te MASHT-it 

2.5. Njësia e sigurisë e cila është emëruar nga shërbimi policor i Kosovës bënë sigurimin e ndërtesës së MASHT-it dhe bashkëpunon me udhëheqësin e divizionit të shërbimeve teknike. Ne kuadër të kësaj njësie janë punëtoret e MASHT-it që bëjnë sigurimin e objektit ku është e vendosur një pjesë e personelit të MASHT-it.

 

UDHËZUES PËR NORMA DHE STANDARDET E NDËRTESAVE SHKOLLORE

 

 

  • FADILE DYLA DREJTORESHË E DEPART. TË INFRASTRUKTURËS DHE SHËRBIMEVE TEKNIKE

    Tel: 038 213 068
    fadile.dyla@rks-gov.net