MASHT

Vollebaek përgëzoi MASHT-in dhe institucionet arsimore të Kosovës për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të komuniteteve

6 Korrik, 2011

Zëvendësministri i Arsimit, Usmen Baldzhi, me bashkëpunëtorë priti z. Knut  Vollebaek, komisar  i lartë i  OSBE-së për Komunitete. Me këtë rast, u bisedua për çështje të arsimit dhe edukimit të rinjve të komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Z. Baldzhi e informoi  Komisarin Vollebaek për të arriturat dhe angazhimet që Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë -MASHT  po bën me qëllim që të ofrojë kushte dhe mundësi  për gjithpërfshirje në sistemin arsimor të Kosovës. “MASHT, ka  hartuar Kurrikulumin e ri të Kosovës  si dhe në mbwshtetje tw OSBES-sw do të ofrojë tekste falas për  të gjithë nxënësit  e komuniteteve të cilët vijojnë mësimin  në kuadër të sistemit arsimor të Kosovës, – tha z. Baldzhi.  Ai gjithashtu tha se,  sivjet   është përgatitur pyetësori për Testin e Maturës Shtetërore në gjuhën serbe me ç’rast i kemi 13 nxënës të këtij komuniteti të cilët kanë dalë me sukses. Qeveria Kosovës financon Universitetin Publik të Mitrovicës, Fakultetin e  Edukimit  në Prizren për mësim në gjuhët boshnjake dhe turke, Fakultetin Ekonomik në Pejë në gjuhën boshnjake etj. 

Ndërsa,  ambasadori Vollebaek theksoi se, mësimi i gjuhës shqipe në shkollat  ku zhvillohet mësimi në gjuhët e komuniteteve është i obliguar . Ai  gjithashtu shprehu kënaqësinë për rezultatet e para të bisedimeve Kosovë -Serbi me ç’rast kemi rezultatet e para për sa i përket njohjes reciproke të diplomave. 

Z. Vollebaek përgëzoi institucionet arsimore të Kosovës për rezultatet e deritashme në edukimin dhe arsimimin e komuniteteve si dhe gatishmërinë dhe përkushtimin e MASHT në këtë drejtim. 

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.