MASHT

Universiteti i Prishtinës filloi vitin e ri akademik 2011-2012

3 Tetor, 2011

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës, u mbajt një akademi solemne, ku mori pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, znj Atifete Jahjaga, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja , zëvendës ministri i arsimit Nehat Mustafa, rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova, ambasadori i Shqipërisë z. Islam Lauka, ambasadori i Italisë në Kosovë z. Michael Giffoni, studentë, profesorë dhe personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Më këtë rast, ministri arsimit Ramë Buja iu uroi studentëve dhe mësimdhënësve një vit të mbarë akademik. Ndër të tjera, ministri tha se Universiteti i Prishtinës është sinonim i të arriturave kulmore në fushën e arsimit, shkencës e të kulturës në Kosovë dhe se rezultatet e arritura ndër vite janë evidente, ashtu siç janë të ditura edhe vështirësitë e zhvillimit e të mbijetesës së UP-së në kohë të vështira”.

“Ndërkohë që, angazhimi dhe përkushtimi i Ministrisë së Arsimit mbetet rritja e e vazhdueshme e cilësisë në arsim, ashtu që ç`do ditë e më shumë të përafrohemi, e të jemi të krahasueshëm më të tjerët në Evropë dhe gjetiu. Aktualisht, nuk jemi keq krahasuar me vendet e rajonit në këtë drejtim, por ende nuk jemi në nivelin e dëshiruar . Jemi në garë për dije dhe kjo do të thellohet edhe më shumë në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë”, theksoi ministri Buja.

Ministri Buja më tej shtoi se “tashmë jemi të angazhuar që të aftësojmë mësimdhenësit në përdorimin e Teknologjisë Informative në arsimin parauniversitar dhe se në këtë drejtim janë aftësuar rreth 8 mijë mësimdhënës për programin ECDL , ndërkohë që do të punohet edhe në drejtim të digjitalizimit të shkollave”, tha ministri Buja dhe theksoi se kjo dhe zhvillimet tjera arsimore në të ardhmen do të bëjnë të mundur ecjen në hap me trendet bashkëkohore të mësimdhënies.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.