MASHT

U shënua 47 vjetori i themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

15 Shkurt, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 47 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ministri Bajrami me këtë rast tha se, Universiteti i Prishtinës është një institucion i rëndësishëm në historinë e Republikës së Kosovës dhe se, secila ngjarje e rezistencës, lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit ka filluar në Universitetin e Prishtinës.

“Të gjithë ne jemi krenar për rrugëtimin gjysëmshekullor të këtij Universiteti, i cili ka qenë sa institucion akademik, aq edhe institucion kombëtar dhe me këtë rast më lejoni që të shpreh respektin dhe falënderimin për themeluesit e këtij Universiteti, mësimdhënësit që s’janë në mesin tonë dhe studentët që ranë në luftën çlirimtare. Gjithmonë do të kujtojmë me dinjitet rolin që ka pasur ky Universitet”, theksoi Ministri.

Ministri Bajrami po ashtu tha se, pas realizmit të misionit të lirisë dhe pavarësisë, për të cilën  meritat kryesore i ka ky Universitet, duhet t’i kthehemi misionit aktual: zhvillimit ekonomik të vendit.



Qeveria e Kosovës, theksoi Ministri, do të vazhdojë mbështetjen për UP- në, në realizimin e plotë të autonomisë akademike dhe financiare dhe përshtatjen e programeve të studimit me nevojat e tregut të punës. 

Në fund të ceremonisë u ndanë edhe mirënjohje për një nga profesorët dhe studentët, nga 13 njësitë akademike të UP- së.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.