U mbajt takimi i radhës i Komisionit për Projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit 90/91-98/99

05 Janar 2018

Komisioni për rishikimin e Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin 1998/99 ka mbajtur takimin e radhës me qëllim që të analizohet në detaje kostoja buxhetore, duke pas për bazë shënimet e të punësuarve dhe atyre që dalin në pension.

U.D. i sekretarit të përhershëm i Ministrisë së Arsimit, Alush Istogu ka ftuar anëtarët e këtij grupi punues që të dalin me analiza profesionale, në koordinim edhe me Drejtoritë Komunale të Arsimit, shkollat dhe institucionet tjera, të përfshira në hartimin e këtij Projektligji, duke qenë se pritet të ketë ndryshime në numrin e mësimdhënësve.