MASHT

Telegram ngushellimi per familjen Sejdiu

16 Mars, 2011

E nderuara familje Sejdiu,

Më lejoni që të shpreh ngushëllimet e mija më të thella për ndarjen nga jeta të mësimdhënësit dhe veprimtarit të palodhshëm të çështjes kombëtare, Nexhmi Sejdiut.

Me ndarjen e tij nga jeta, arsimi ynë humbi një nga kontribuuesit më të mëdhenj të edukimit të brezave të rinj.

Nexhmi Sejdiu, ishte një nga mësuesit e palodhshëm që një jetë të tërë ia kushtoi arsimit, duke u shndërruar kështu në një nga emrat më të mëdhenj të historisë së arsimit në Kosovë, por edhe në Maqedoni, ku ishte një nga mësuesit që vuri bazat e arsimit shqip. 
Krahas punës edukativo-arsimore, çmojmë edhe punën e palodhshme të Sejdiut të ndjerë në çështjen kombëtare, ku ai dha një kontribut të madh si veprimtar i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare. Rruga e tij ishte plot pengesa. Si i përndjekur dhe i burgosur politik, ai vuajti disa vite burg të rëndë.
Prandaj, personaliteti i tij do të jetojë në mendjet e secilit që pati fatin e mirë ta njohë.

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Me respekt, 
Ramë Buja – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.