MASHT

Telegram ngushëllimi

6 Maj, 2011

E nderuara familje Shala,

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për humbjen e më të dashurit tuaj, Albion Shala. Ky lajm na tronditi pa masë, duke qenë se humbëm një nxënës të shkollës fillore „Beqir Gashi” të Rrezorit të Malishëvës, një nxënës të Kosovës.

Ne po përgatiteshim që të shënonim sot, pikërisht në këtë shkollë, përmbylljen e aktiviteteve të Javës Globale të Arsimit për të Gjithë, por ndodhi fati i keq që kjo fushatë të përmbyllet pa Albionin.

Ju lutem që, në emër timin dhe të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e djalit tuaj.

Ne e ndajmë dhimbjen me ju! Albioni u preftë të paqe e Ju paqi forcën ta përballoni këtë humbje!

Me respekt, 
Ramë Buja – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.