MASHT

Telegram ngushëllimi

16 Shkurt, 2018

E nderuara familje Ademi,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Abdilaqim Ademi.

Me humbjen e Ademit, skena politike shqiptare në Maqedoni dhe ajo shqiptare në përgjithësi humbi një njeri të përkushtuar për mirëqenien dhe të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në shtetin Maqedon.

Po ashtu, Ademi u shqua si njeri i përgatitur dhe i përkushtuar në të gjitha pozitat e larta shtetërore që iu besuan, e veçanërisht për ofrimin e një arsimi cilësor për gjeneratat e reja gjatë kohës sa ishte ministër i Arsimit në Republikën e Maqedonisë. 

E gjithë vepra e tij jetësore dhe vlerat e larta njerëzore e bëjnë Abdilaqim Ademin një figurë që do të mbetet në kujtesën kolektive shqiptare.  

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.