MASHT

Telegram ngushëllimi

24 Shkurt, 2018

E nderuara familje Rrudhani,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Nehat Rrudhani.

Humbja e profesor Rrudhanit, është humbje për Universitetin e Gjilanit, ku ai së fundmi ishte edhe anëtar i Këshillit Drejtues, por edhe për arsimin e lartë në përgjithësi, ku dha kontribut të madh me urtësinë, dijen dhe përkushtimin e tij.

Profesor Rrudhani do të mbetet në mendjen e miqve, kolegëve dhe gjeneratave të shumta të studentëve, pasi që ai një pjesë të madhe të jetës së tij ia kushtoi arsimimit të të rinjve në arsimin e lartë.  

Ju lutem që në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Me respekt,

Shyqyri Bytyqi – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.