MASHT

Sqarim

7 Shkurt, 2018

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, deputetja Teuta Haxhiu ka deklaruar se znj. Kumrije Shala ka bërë nostrifikim të diplomës në Qendrën NARIC brenda ditës.

Për hir të korrektësisë dhe informimit të drejtë të opinionit publik, MASHT sqaron se:

Znj. Kumrije Shala gjatë ditës së djeshme (e mërkurë), 06.02.2018, në MASHT ka kryer verifikimin e diplomës së fituar në Fakultetin e Edukimit, dega në Gjakovë.

Verifikimi është procedurë e shpejtë, e cila kryhet përmes Divizionit për Zhvillim, Monitorim dhe Cilësi në Arsimin e Lartë, për kandidatët që kanë mbaruar studimet në Kosovë dhe duan të vazhdojnë studimet jashtë Kosovës. 

Ndërsa, nostrifikimi është procedurë tjetër, e cila kryhet nga Qendra Naric Kosova dhe të cilës duhet t’i nënshkrohet çdo diplomë e kandidatëve që kanë përfunduar studimet jashtë Kosovës dhe dëshirojnë të punësohen brenda Kosovës.

Pra, janë dy procedura të ndara, të cilat janë të rregulluara me dy udhëzime administrative, të cilat kryhen brenda Departamentit për Arsimin e Lartë në MASHT.

Në këtë rast, znj Kumrije Shala, ka kryer procedurë të verifikimit, që është procedurë e shpejtë dhe zakonisht kryhet brenda ditës. Ndërsa nostrifikimi kërkon një procedurë të gjatë sepse kalon nëpër disa faza.

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.