MASHT

Shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit

7 Mars, 2011

Rreth 25 mijë mësimdhënës në Republikën e Kosovës, festojnë sot 7 marsin, Ditën e mësuesit dhe me këtë rast, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka organizuar një ceremoni festive ku kanë marrë pjesë personalitete të shumta nga jeta politike, kulturore dhe mësimdhënës të shumtë nga mbarë vendi.

Pasi që i ka uruar mësimdhënësit e Republikës së Kosovës, ministri i Arsimit, Ramë Buja e ka vlerësuar punën e mësimdhënësve dhe misionin e tyre që kanë pasur në të kaluarën dhe vazhdojnë ta kenë. “Kam kënaqësinë dhe nderin që sot të ju përshëndes dhe t’ju uroj për ditën më të çmuar për mësuesit, dijen nga ku jemi nisur dhe seriozisht do të ecim dhe do të hapërojmë dhe me misionin e paracaktuar të këtij mandati që është motoja, “ta bëjmë Kosovën vend të dijes”.

Pasi që i ka uruar mësimdhënësit e Republikës së Kosovës, ministri i Arsimit, Ramë Buja e ka vlerësuar punën e mësimdhënësve dhe misionin e tyre që kanë pasur në të kaluarën dhe vazhdojnë ta kenë. “Kam kënaqësinë dhe nderin që sot të ju përshëndes dhe t’ju uroj për ditën më të çmuar për mësuesit, dijen nga ku jemi nisur dhe seriozisht do të ecim dhe do të hapërojmë dhe me misionin e paracaktuar të këtij mandati që është motoja, “ta bëjmë Kosovën vend të dijes”.

Ministri Buja me kabinetin e tij e kanë nisur ditën e sotme me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz. “Ne sot aktivitetin tonë të kremtes e filluam aty ku do të duhej të fillonim, në Mekën tonë, në Prekaz dhe nuk është kjo rastësi sepse aty shkuam siç shkojmë zakonisht për të marrë bekimin e vazhdimësisë së rrugës sonë, sepse aty në mesin e atyre dëshmorëve të mëdhenj që janë heronjtë kemi edhe mësuesin tonë të dashur, bacën Shaban, që diti të mësojë e të edukojë dhe të frymëzojë ata, të cilët ranë të parët për lirinë e Kosovës dhe të parët bien më të mirët”, tha ministri Buja.

Andaj, theksoi ministri Buja, aty nisëm me një buqetë lulesh me nderimin më të madh për të vazhduar këtu tek ju, sepse e dimë fare mirë që ju jeni bartësit e këtij misioni të shenjt, për bartjen e diturisë, për bërjen e Kosovës vend të njerëzve të mençur e të dijes, sepse kam përshtypjen se kemi bindje të përbashkët se me njerëz të ditur kemi mundësi t’i hapim të gjitha portat e të gjitha zhvillimeve dhe mundësive për të ecur përpara.

“Jeni bartësit kryesor të asaj që është më sublime, më kulmore, bartësit e realizimit të lirisë dhe kjo është shumë lehtë e shpjegueshme, ju si mësues, pedagogë dhe edukatorë, bëtë që ata djem dhe vajza që ranë në altarin e lirisë, të mësohen nga ju se ç’është atdheu, liria dhe si duhet realizuar atë. Andaj, ndjehuni mirë, krenar, ndjehuni në pozicionet tuaja”, u shpreh ministri Buja.

Ministri i Arsimit theksoi se tani fokusimi ynë bie mbi ngritjen e cilësisë mësimore, fushë ku vlerësoi se është bërë shumëçka dhe në këtë drejtim lëvdoi punën e pararendësit të tij, ministrit Hoxhaj. Pasi që theksoi se vjen edhe vet nga fusha e arsimit dhe ka ndjeshmëri të veçantë për këtë fushë, ministri Buja theksoi se “arsimi është shejtnia dhe nëse është kështu, atëherë ta bëjmë të ruajtur siç ruhen shejtnitë, ta bëjmë të kultivuar, siç duhet të kultivohet ky nivel”

Islam Lauka, ambasador i Shqipërisë në Kosovë, po ashtu i ka uruar mësimdhënësit e Republikës së Kosovës, duke theksuar rolin e tyre nëpër vite dhe për të ardhmen e një shteti modern.

Edhe pse u theksua se MASHT-i u është mirënjohës të gjithë mësimdhënësve të Kosovës për punën e tyre, kësaj radhe iu ndanë mirënjohje disa mësimdhënësve të të gjitha niveleve të arsimit në vend, për kontributin e tyre në arsimin kosovar. Ndërsa, në nderim të të gjithë mësimdhënësve dëshmorë dhe veteranë të luftës, mirënjohjen e pranuan përfaqësuesit e OVL të UÇK-së.

Në emër të të gjithë atyre që morën mirënjohje, foli z. Halim Hyseni, i cili theksoi se çështja më vitale dhe më e rëndësishme për një popull është arsimi.

Të shpërblyerit me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit

1.Mixhavere Selmani – edukatore nga Prishtina 
2.Kumrije Kryeziu – edukatore ne Klina

Mësues-e e dalluar :
1.Rexhep Ismani – mësues nga Ferizaj
2.Zekije Nela – mësuese nga Peja
3.Misin Jakupi – mësues në gjuhën boshnjake

Mësimdhënës-e e dalluar në AMU:
1.Rrushe Gashi – mësimdhënëse nga Dragashi
2.Ganimete Nici – mësimdhënëse nga Mitrovica
3.Shefqet Mavraj – mësimdhënës nga Istogu

Mësimdhënës-e e dalluar në AML:
1.Arsim Braha – mësimdhënës nga Prizreni
2.Hasime Matoshi – mësimdhënëse nga Prishtina
3.Abdullah Birvenik – mësimdhënës në gjuhën turke

Mësimdhënës-e e dalluar në Arsimin e Lartë:
1.Shpresa Hoxha – ligjëruese në Fakultetin Ekonomik
2.Qamil Haxhibeqiri – Ligjërues në Fak.e Shkencave Natyrore

Për kontribut jetësor në fushën e arsimit dhe edukimit:
1.Halim Hyseni – ish mësimdhënës, pedagog, hulumtues dhe autor i shumë studimeve nga fusha e pedagogjisë
2.Mehmet Kurteshi – ish mësues nga Gjilani
3.Avdullah Karjagdiu – Ligjërues në UP
4.Hilmije Purrini – ish mësuese nga Gjakova
5.Hashim Mala – ish mësimdhënës nga Drenasi
6.Tahir Berisha – autor i monografisë në 3 vëllime “Emrat që nuk harrohen”

Gjithashtu, në nderim të të gjithë mësimdhënësve dëshmorë dhe vetaranë të luftës çlirimtare,  me mirënjohje të vaçantë nderohet Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.