MASHT

Rreth 2620 maturantë ritestohen në provimin Matura Shtetërore 2011

17 Shtator, 2011

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, sot ka oganizuar provimin e Maturës Shtetërore në 28 qendra shkollore në Kosovë . Ritestimi i nxënësve po bëhet për shkakt të anulimit të provimit në afatin e gushtit pasiqë Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM), konstatoi parregullsitë. Për administrim të suksesëshëm të këtij testi të dijes, MASHT ka angazhuar rreth 300 administrues, vëzhgues , komisioner dhe monitorues.

Zëvendësministri i Arsimit njëherësh kryetar i Komisionit Qendrorë Shtetërorë të Maturës , Nehat Mustafa i shqëruar nga Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsmimit për komunën e Prishtinës Remzi Salihu, vizituan nxënësit gjatë testit në sh.f. “Dardania” dhe në sh.m.t. “28 nëntori” në Prishtinë .

Me këtë rats z Mustafa tha se “Vërehet një shkallë e lartë e pergjegjësisë së administruesve dhe vëzhguesve , por edhe një vetëdijësim i nxënësve dhe përkushtim i tyre që të bazohen vetëm ne njohuritë që kanë për të plotësuar me sukses pyetësori. Kjo është nje sfidë të cilën qdo ditë e mëshumë po përpiqemi ta bëjmë sa më të efektëshme dhe sa më të suksesëshme në kuptimin e krijimit të mundësive reale që nxënësit të shfaqin dijen e tyre të fituar ndër vite” tha z .Mustafa.

Gjatë vizitës ktyre shkollave por edhe nga informatat që vijnë nga terreni u vërejt një shkallë e lartë e disiplinës dhe seriozitetit nga ana e administratorëve por edhe e nxënësve për të përballuar me sukses këtë sfidë .
Sipas KQSHM-së , rezultatet pritet të dalin të hënën – 19 shtator 2011 

Dita e sotme ishte një mundësi më shumë që nxënësit-maturantët edhe njëherë të sprovojnë dijen e tyre dhe ti krijojnë vetes mundësinë e shkollimit të lartë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.