Projekti Mbështetje Teknike për MASHT (FBSA) Kosovë

14 Gusht 2015

Informacion i shkurtër mbi projektin 

Objektivat e Projektit: Të fuqizojë kapacitetet menaxhuese në sektorin e arsimit në Kosovë, e veçanërisht të stafit të lartë udhëheqës në MASHT dhe DKA-të, dhe të sigurojë bartjen e kompetencave dhe shkathtësive bashkëkohore të menaxhimit në punën e përditshme të tyre, me qëllim funksionimin efikas të administratës dhe përmirësimin e proceseve vendim-marrëse, që çojnë në përmirësimin e cilësisë së rezultateve në arsim.

Objektivat specifike:

Të përmirësojë kapacitetet e MASHT-it për të drejtuar, hartuar dhe miratuar prioritetet e politikave në sektorin e arsimit, të ndajë fonde dhe t’i realizojë ato në mënyrë përkatëse dhe të raportojë për progresin e vazhdueshëm në përputhje me nevojat e sektorit të identifikuara nga PSAK-u, dhe me standardet kompatibile ndërkombëtare dhe praktikat e pranuara.

Organizimi i MASHT dhe sistemet e menaxhimit janë plotësisht të bashkërenduara me kërkesat ligjore dhe shërbejnë në mënyrë efiçente dhe efikase në arritjen e objektivave të politikave siç janë të përcaktuar në PSAK. Në veçanti, MASHT-i ka krijuar sisteme moderne për organizimin administrativ, menaxhimin e burimeve njerëzore (MBNJ) dhe zhvillimin e burimeve njerëzore (ZHBNJ) si dhe menaxhimin financiar dhe kontrollin.

Stafi i lartë menaxhues i MASHT-it ka vizion për zhvillimin e sektorit dhe është i përkushtuar ta përmirësojë performancën, ndërsa të gjithë zyrtarët e institucionit janë në gjendje ta realizojnë këtë vizion në mënyrë efiçente dhe efikase duke i zbatuar politikat përkatëse, legjislacionin, buxhetin dhe aktivitetet që ndërlidhen me to. Ngritja e nivelit të njohurive dhe shkathtësive të stafit menaxhues dhe stafit tjetër në përdorimin e instrumentave të përmirësuar menaxhues (Sistemi i Planifikimit të Integruar, KASH, menaxhimi financiar dhe kontrolli, BNJ, Vlerësimi i Nevojave për Trajnim dhe ZHBNJ, vlerësimi performancës, komunikimi dhe shkathësitë e ngjajshme (si në TalkOn).

Projekti Implementohet nga nje konzorcium i udhëhequr nga CPM Consulting, nga Letonia dhe me pjesëmarrjen e Strategy & Development Consulting, nga Kosova, Ecorys nga Holanda dhe Valsts Izglitibas Attistibas Agentura, po ashtu nga Letonia.