MASHT

Ofertë serioze për Digjitalizimin e Procesit Mësimor

7 Korrik, 2011

Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, u informuan për  vlerat e projektit  “Gjuha Shqipe dhe Kompjuteri” si dhe projektin për digjitalizimin e procesit mësimor të cilin e ka përgatitur  dhe e prezentoi Qendra për Edukim dhe Përparim  QEP, Prishtinë – Tiranë.

Ragip Gjoshi, këshilltarë i ministrit për arsim  tha se oferta është serioze ndërsa MASHT do të  vlerësoi ende efektet pozitive që do të kishte një program i tillë  si dhe do  shqyrtojë mundësitë e bashkëpunimit  por  për këtë nevoitet  kohë dhe mjete  buxhetore. MASHT, në kuadër të proceseve zhvillimore të arsimit në Kosovë , e ka në program edhe mësimin elektronik. Për këtë qëllim janë duke u aftësuar mësimdhënësit  për përdorim të programit ECDL- 7 nivelet. 

Ndësa prezentuesi i projektit, Lulzim Shishanit, drejtor i QEP-së,  tha se në këtë projekt është punuar disa  vite, ndërsa gjuha shqipe është pasuruar edhe me 20 mijë fjalë të reja . Synimi është që të punohet me ekspertë të gjuhës shqipe që të kemi edhe 100 mijë  fjalë apo shprehje të reja  të përdorshme në kompjuter.  Ai kërkoi pëlqimin dhe bashkëpunimin  me Ministrinë e Arsimit përkatësisht mbështetjen financiare  edhe për  projektin “ Digjitalizimi i procesit  mësimor” E-Learning, i cili është i domosdoshëm dhe është në  strategjitë zhvillimore të arsimit në Kosovë. Në kuadër të këtij programi është edhe “Abetarja”  digjitale!

Sipas  Shishanit, projekti “Gjuha Shqipe dhe Kompjuteri”, ofron mundësi drejtshkrimore, shpjegime elektronike, programin Windows në  gjuhën shqipe,  terminologji të informatikës etj . Ndërkohë që mbeten të hapura mundësitë e pasurimit, shtimit të fjalëve, përditësim i përgjithshëm i të dhënave në fushën e gjuhës shqipe.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.