Njoftim

12 Qershor 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), njofton opinionin e gjerë, me theks të veçantë Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë, se: Cikli i tretë i studimeve në bazë të sistemit të Bolonjës (studime trevjeçare), të fituara në Republikën e Shqipërisë, janë të barasvlershme me studimet e doktoratës (trevjeçare), të fituara në Republikën e Kosovës. Vlerësimi i studimeve përkatëse të doktoratës në Shqipëri me 60 ECTS, është i rregulluar në përputhshmëri të plotë me Ligjin për Arsimin e Lartë të Republikës së Shqipërisë. Për rrjedhojë, diplomat e doktoratës të fituara në Shqipëri dhe të nostrifikuara nga NARIC Kosova, janë të barasvlershme me gradat e doktoratës të fituara në Kosovë dhe në Evropë, të zhvilluar sipas sistemit të Bolonjës.