MASHT

NJOFTIM

29 Maj, 2020

29 Maj 2020

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton nxënësit e klasave të nënta, mësimdhënësit dhe të gjithë akterët arsimor në Republikës së Kosovës se data e mbajtjes së Testit të Arritshmërisë është caktuar me 23 qershor 2020.

MAShTI ka përgatitur dhe ka dërguar te DKA-të udhëzuesit dhe informacionet e detajizuara për nxënësit, institucionet arsimore dhe për të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe administrimin e Testit të Arritshmërisë 2020.  Në këto dokumente janë të përfshira informacione dhe udhëzime të rëndësishme sikurse data dhe afatet me rëndësi, organizimi kohor për ditën e testimit, rolet dhe përgjegjësitë për realizimin e Testit të Arritshmërisë, detyrat e palëve kryesore të përfshira në administrimin e testit, detyrat e DKA-ve dhe shkollave, MAShTI-t, detyrat e komisionit të qendrës së testimit, detyrat e administruesit të testit, informata, udhëzime dhe rregulla për nxënësit, etj.MAShTI do të vazhdojë bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë me Drejtoritë Komunale për Arsim në mënyrë që i tërë procesi i realizimit të këtij testi të rëndësishëm të përmbyllet me sukses.

UDHËZUES PËR ORGANIZIMIN DHE ADMINISTRIMIN E TESTIT TË ARRITSHMËRISË 2020 ​

INFORMATA, UDHËZIME DHE RREGULLA PËR NXËNËS 

Last modified: 8 Qershor, 2022

Comments are closed.