Në shënimin e Ditës së Shkollës “Ramë Bllaca” vihet gurëthemeli i Sallës së Sporteve

09 Qershor 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami mori pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës së Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ramë Bllaca” në Bllacë, me ç’ rast së bashku me kryetarin e Komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj kanë vënë gurëthemelin për ndërtimin e Sallës së Sporteve.

Ministri Bajrami në fjalën përshëndetëse të tij është shprehur se, ndjehet i lumtur që ka rastin të marrë pjesë në shënimin e Ditës së njërës nga shkollat më të mira të Komunës së Suharekës, shkollë kjo e cila ka dhënë breza të tërë intelektualësh, të arsimuar në frymën e atdhedashurisë.

Ai gjithashtu është shprehur se, është mirë që sot po vihet gurëthemeli i Sallës së Edukatës Fizike për këta nxënës të cilëve i’u mundësohet një edukim i mirë spotiv dhe njëherësh u mundëson zhvillimin e aktiviteteve kulturore sportive të të rinjte të shkollës, fshatit dhe rrethinës.

“Ministria e Arsimit mbetet e përkushtuar që të krijojë kushte të mira, ambiente të mira për mësimdhënie, të cilat krahas planprogrameve dhe teksteve të mira shkollore, ofrojnë mundësi për zhvillimin e një arsimi cilësor, e që është synim i përbashkët i të gjithëve”,

Në fund, ministi Bajrami ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për përfundimin me sukses të këtij viti shkollor dhe njëherësh i porositi ata që edhe në vitet në vijim të jenë të përkushtuar në mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore.

 

Me respekt,

Divizioni për Komunikim Publik

 

Tel: 038/ 213 065