MASHT

Në Ferizaj u përuruan dy objekte të reja shkollore dhe një shkollë e renovuar ne Fshatin e Vjetër

6 Shtator, 2010

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, kryetari i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemaili dhe shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Luksemburgut në Kosovë, Pjerre Weber përuruan dy shkolla fillore në qytetin e Ferizajt dhe shkollën “Muharrem Shemsedini” në Fshatin e Vjetër të komunës së Ferizajt e cila është rinovuar. Investimet për ndërtimin e shkollave në Qytet i ka bërë MASHT- i ndërsa për renovimin e shkollës në Fshatin e Vjetër kanë investuar USAID-i, Caritasi i Luksemburgut, komuna e Ferizajt dhe komuniteti.

Sipas kryetarit Xhemaili, tash e tutje në këtë komunë me përjashtim të një shkolle, mësimi do të zhvillohet në dy ndërrime.

Në ceremonitë përuruese, Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka përcjellë mesazhe për angazhimin e MASHT-it për arsim cilësorë dhe gjithpërfshirje . “Ky shtator ka tri kuptime. E para është se në shtator jeta merë një dimension të ri. Sot rreth 450 mijë nxënës vijojnë mësimin në 1200 shkolla anë e kënd Kosovës.

E dyta është se ne këtë muaj fillon beteja mendore për më shumë dije, njohuri dhe kjo betejë bartet nga nxënësit mësimdhënësit dhe familjet tona. E treta, në shtator ne nisëm të jetësojmë një ideal i cili është edhe historik edhe modern që Republika e Kosovës të jetë shtet i dijes.

Falënderoi të gjithë mësimdhënësi e për kontributin e çmuar që kanë dhënë në Ferizaj dhe gjetiu. Kjo shkollë e re është dëshmi e besimit në shtet, dëshmi e besimit tonë në ardhmëri. Ftoi nxënësit dhe mësimdhënësit që të japin maksimumin që Kosova të jetë shtet i librit, shtet i dijes tha në fund të fjalës përuruese ministri Hoxhaj.

Njeriu i parë i komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli ka falënderuar MASHT-in për investimet e bëra në këtë komunë, falë të cilave “tash ë e tutje mësimi do të zhvillohet në vetëm dy ndërrime dhe në kushte shumë të mira mësimi”. Ai ka bërë të ditur se “deri me tani MASHT ka investuar rreth 7 milion Euro për infrastrukturë shkollore dhe si rezultat kemi rritjen e dukshme të suksesit në provimin e Maturës Shtetërore”.

Ndërkaq shefi i zyrës ndërlidhëse të Luksemburgut z Pjerre Weber tha se “të investosh në arsim do të thotë të investosh në të ardhme. Ju keni një rini të shëndoshë që është si margaritarë ndërkaq mësimdhënësit janë ata që e pasurojnë me dije këtë thesar të çmuar tuajin dhe për këtë qëllim nevojiten hapësira moderne shkollore. Në ceremoninë përuruese të shkollës Tefik Çanga, z. Weber deklaroi se Luksemburgu, në Ferizaj do të ndërtoi në Qendër të Ekselencës.

 Të pranishmit i përshëndeti edhe Burhan Çanga, nipi i heroit Tefik Çanga emrin e të cilit e mbajnë kjo dhe shumë shkolla tjera në Kosovë dhe në Shqipëri .

Ndryshe, objekti i shkollës Tefik Çanga sipas projektit ka , 23 Dhoma të mësimit , 2 Dhoma për parafilllor , 9 Kthina përcjellëse ( Kabinete) , 1 laborator , Dhoma e muzikës, Dhoma për gjuhe te huaja , Dhoma për informatike, Biblioteka me leximore, Zyrë për administratë dhe Sallën e arsimtarëve . Investimet i ka bërë MASHT-i ndërkaq vlera investive është rreth 1,272,396.47 €.

Shkolla e re fillore në një lagje të qytetit , në rrugën “Hasan Prishtina” për të cilën gjithashtu ka investuar MASHT-i në shumë prej 1,036,842.69 €,përmban këto hapësira: 9 dhoma mësimi,2 dhoma për parashkollorë,1 kabinet ,1 laborator,3 kthina, ndihmëse për mjete pune, Biblioteka Zyrën për drejtori Sallën e arsimtarëve dhe hapësira për shumë qëllime.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.