Artan Berisha

09 Prill 2018

Zëvendësministër
Artan.Berisha@rks-gov.net

Artan Berisha

Zëvendësministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  

Email: artan.berisha@rks-gov.net

Tel: +383/ 213 648 (20 002)

 

Të dhënat personale

Datëlindja: 30.03.1987

Vendi i lindjes: Gjakovë

Gjendja martesore: I martuar, tre fëmijë ( një djalë e dy vajza )

Jeton: Në Rogovë, rr.“Endrit Cara”- Gjakovë

Arsimimi

Duke vijuar studimet pasuniversitare në Prishtinë – Master, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci

Fakulteti- Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Prishtinë

Shkolla e mesme në Rogovë – gjimnaz i përgjithshëm

Përvoja e punës:

Prej vitit 01.01.2014 deri më 31.03.2014 ka ushtruar detyrën si zyrtar i organizimeve në fushën e edukimit në OJQ- Bethany Christian Services.

Nga 01.10.2016 deri më 30.09.2017, këshilltar për Punësim në Departamentin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale- Gjakovë.

Nga 02.10.2017 deri më 20.02.2018,  asistent i zv. ministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Nga viti 2014, është aktiv në fushën politike, ushtron detyrën e kryetarit të Degës së Gjakovës, sekretar i përgjithshëm i Partisë Liberale Egjiptiane – PLE-së.

Trajnimet e përfunduara

Gjatë vitit 2006-2007, në The National Democratic Institute for International Affairs – NDI, ka përfunduar trajnimin: Si të fuqizohesh si një politikan i suksesshëm. Politikat e brendshme dhe të jashtme, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Hulumtime politike etj.

Në 2016-2017, është trajnuar nga MPMS, se si të përdoret programi SIMP, i cili shërben për regjistrimin e të papunësuarve, këshillimet, motivimet, statistikat etj.           

Gjatë vitit 2017 nga GIZ-i trajnim: Bindja e personave të papunë të motivohen për aftësim profesional.