MASHT

Motrat Edukatore kërkojnë përmirësim të statusit të tyre

21 Qershor, 2010

Motrat edukatore të çerdheve, për fëmijët parashkollorë të komunës së Prishtinës, në shenjë pakënaqësie për statusin e tyre aktual,protestuan para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë me kërkesë që te zbatohet Udhëzimi Administrativ 5/2010, të njihet stazhit të punës si dhe të ju rriten e pagat.

Alush Istogu, drejtor i departamentit të administratës së arsimit parauniversitar, zhvilloi një një takim të shkurtër informativ me ët gjitha ato që kishin ardhur. Ai i njoftoi se Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ka nxjerr Udhëzimi Administrativ (U.A) me të cilin rregullohen çështjet kontestuese siç janë statusi i tyre, çështja e pagave, si dhe stazhit të punës. Problem në vete tha ai është implementim i këtij UA, i cili duhet të bëhet në marrëveshje me Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave.

MASHT, ka qenë është dhe mbetet e përkushtuar kurdoherë që të zgjidhë problemet e ngjashme në kuadër të mundësive, por për këtë nevojitet një kohë e caktuar meqenëse ky UA implikon e dhe institucione tjera siç është MEF -i. Më tej z Istogu tha se tani kemi edhe autonominë financiare në disa komuna të Kosovës të cilat bartin përgjegjësitë e tyre në këtë aspekt.

Sadije Hajzeraj,udhëheqëse e përgjithshme e parashkollorëve tha se njohja e stazhit është e arsyeshme pasi që shumica prej këtyre motrave punojnë gati 12 vite. Ne dëshirojmë që kjo të bëhet sa më parë gjithashtu edhe rritja e pagave. Ajo kërkoi të caktohet një afat i cili do të ishte i mjaftueshëm për MASHT që të filloi implementimin e UA të ri.

Një kërkesë tjetër ishe edhe zgjidhja e statusit të mjekeve të shkollave të cilat sot e kësaj dite siç tha Dr. Nexhmije Sllamniku, nuk kanë marrë asnjë rritje pagash, pra nuk janë trajtuar si profesioniste në punën e tyre.

Prezent ne këtë takim ishte edhe Nezir Gashi, përfaqësues i SBASHKU-t i cili tha s e kërkesa e tyre janë të arsyeshme porse shpreson që MASHT të bëj një zgjidhje në këtë drejtim.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.