MASHT

Ministri Hoxhaj ftoi nxënësit të aplikojnë për klasën e dhjetë

13 Korrik, 2010

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga kryetari Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar sot gjimnazin “Ulpiana” në Lipjan, për të parë se si po zhvillohet procesi i regjistrimit të nxënësve në klasën e dhjetë.

Ministri Hoxhaj ka përgëzuar edhe komisionerët, të cilët bëjnë pranimin e dokumenteve të nxënësve. “Fati i shumë të rinjve varet nga kjo tavolinë, sepse këtu dihet se nga do të jetë orientimi i tyre në edukim gjatë së ardhmes”, ka thënë ai.

Ndërsa, duke u prononcuar për media, ministri Hoxhaj tha se regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme është një fazë vendimtare e shumë të rinjve të Kosovës, të cilët përmes suksesit të tyre vendosin regjistrimin në gjimnaz, apo një shkollë profesionale.

Ministri ftoi nxënësit, të cilët deri sot nuk kanë aplikuar për orientimin e tyre për karrierë, ta bëjnë atë. “Është një fazë vendimtare e shumë të rinjve Republikës së Kosovë të cilët vendosin përmes numrit të poenëve, përmes testit të arritshmërisë, përmes notave të tyre të ndjekin një shkollë të mesme të përgjithshme një gjimnaz, apo një shkollë profesionale”, ka thënë ministri Hoxhaj.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja tha se komuna e tij ka përfunduar të gjitha përgatitjet për regjistrimin e nxënësve në gjimnaze dhe këto ditë është parë një dinamikë e regjistrimit të nxënësve. “Kriteret i kanë përcaktuar mjaft qartë dhe besoj që do të ketë një kualitet më të mirë të nxënësve, sidomos në gjimnaze, dhe këto kritere do të përcaktojnë edhe nivelin më të lart të nxënësve”.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.