MASHT

Ministri Bytyqi takoi komisionerët e Testit të Maturës 2018

24 Maj, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka mbajtur një takim me Këshillin Shtetëror të Maturës dhe komisionerët e Testit të Maturës Shtetërore 2018 , me të cilët bisedoi rreth përgatitjeve që janë bërë deri tasht, detyrat dhe përgjegjësitë që ata kanë në këtë proces .

Ministri Bytyqi me këtë rast  u shpreh se duhet të jemi të angazhuar maksimalisht që  i tërë procesi të shkoi mbarë dhe  se qëllimi kryesor është  që nga ky test të kemi vlerësimin real të dijës së nxënësve.

Ministri Bytyqi gjithashtu theksoi se, duhet të jemi të kujdesshëm  që të pamundësojmë çdo lloj parregullsie apo  përpjekjeje për të ndihmuar dikë, gjë që e dëmton procesin në përgjithësi, por edhe nxënësin e përgatitur, të krijojmë kushte të barabarta për të gjithë dhe ta kemi rezultatin sa më real.

Në vazhdim, ministri Bytyqi tha se me një menaxhim të mirë të këtij procesi, do të fillojë një epokë shumë më e mirë në kuptimin që nxënësit në të ardhmen do të vijnë më të përgatitur dhe të vetëdijshëm se nuk mund të llogarisin  në mundësinë e kopjimit apo ndihme nga kushdoqoftë. Në këtë aspekt ministri Bytyqi theksoi se, do të merren masa ndëshkuese për të gjithë ata që nuk i respektojnë rregullat e këtij procesi, përfshirë komisionerët,  monitoruesit, administruesit dhe nxënësit.

Ministri Bytyqi, duke uruar komisionerët për sukses në këtë proces, tha do ta kenë mbështetjen e plotë të MAShT –it  që procesi i testit të maturës  të ketë rrjedhën e vet normale , një rrjedhë çfarë duhet ta këtë në vendet e kulturuara perëndimore, ku matet dija reale dhe se një gjë të tillë mundemi dhe duhet ta bëjmë edhe ne, tha në fund ministri Bytyqi.

Last modified: 19 Korrik, 2022

Comments are closed.