MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E STUDENTËVE TË UP-SË

26 Korrik, 2018

Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti përfaqësuesit e Parlamentit Studentorqë veprojnë në kuadër të Universitetit të Prishtinës (UP), me të cilët bisedoi për zhvillimet aktuale në Universitet, problemet dhe vështirësitë që kanë, si dhe çështje tjera me interes të përbashkët.

Ministri Bytyqi me këtë rast ndër tjera tha se,Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisëështë e përkushtuar për mbarëvajtje dhe ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë me qëllimin e vetëm që nga UP-ja dhe institucionet tjera publike e private të dalin kuadro të afta, që do të jenë bartëse të proceseve zhvillimore të vendit.Ndërsa, shprehu gatishmërinë qëtë mbështesëtëgjitha proceset pozitive që qojnë kah progresi në zhvillimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Përfaqësuesite  studentëveshprehën pakënaqësitë e tyre lidhur me disa parregullsi që, sipas tyre, kanë ndodhë dhe po ndodhin në UP, përfshirë këtu edhe vështirësitë e komunikimit e të mirëkuptimit me menaxhmentin e UP-së.

Në këtë kontekst, ata përmendën çështjene konkurseve dhe avancimeve të kuadrove si dhe dukuritë negative, si nepotizmi, që po e dëmtojnë prestigjin e Universitetit dhe si pasojë edhe rënien einteresimit të studentëve për të vazhduar shkollimin në këtë institucion.

Gjithashtu, studentët shprehën shqetësimin e tyre edhe rreth mospërfilljes së kërkesave të tyre për bashkëpunim me UP-në, rreth zgjidhjes së çështjes së ndërprerjes së punimeve për ndërtimin e Fakultetit të Bujqësisë.

Rreth kësaj ministri Bytyqi, tha se këto dhe shqetësimet tjera që kanë studentët do të diskutohen sa më parë me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës, sepse mbrojtja e interesave të studentëve është edhe obligim i MAShT dhe asnjëherë nuk do të ndodhë që interesi i përgjithshëm i studentëve të anashkalohet për interesin e individëve.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me përfaqësuesit e studentëve për çdo gjë që është në funksion të përmirësimit të gjendjes së përgjithshme në Universitetin e Prishtinës dhe universitetet tjera në vendin tonë”, tha Ministri.

Ministri Bytyqi, gjatë këtij takimi tha se MAShT në bashkëpunim edhe me studentët, shumë shpejt do të fillojë një fushatë publike për orientim në karrierë.

Last modified: 10 Qershor, 2022

Comments are closed.