MASHT

Ministri Bytyqi priti në takim një delegacion nga Këshilli i Evropës

30 Maj, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, Isabelle Servoz-Gallucci dhe koordinatorin e projektit “Nxitja e Përputhshmërisë përmes arsimimit për demokraci dhe mësim gjuhësor”, Josef Huber, me të cilët ka biseduar për mundësinë e zbatimit të këtij projekti.

Projekti pritet të realizohet në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët dhe synon të ngitë vetëdijen për imazhin pozitiv të shumëgjuhësisë, krijimin e mundësive dhe promovimin e bashkëpunimit demokratik.

Ministri Bytyqi me këtë rast ka theksuar se, MAShT ka bërë një angazhim të jashtëzakonshëm sa i përket krijimit të mundësive për edukim, për të gjitha komunitetet të cilat jetojnë në Kosovë dhe zhvillimin e procesit mësimor në dy e më shumë gjuhë.

Ministri Bytyqi u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar në këtë projekt, përmes modaliteteve të ndryshme, të cilat do të qonin në realizmin e tij, ndërkaq tha se Kosova ka një tolerancë të madhe sa i përket nxënies së gjuhëve të huaja dhe promovimit të shumëgjuhësisë.

Ndërsa, koordinatori i projektit, Josef Huber tha se shumëgjuhësia krijon mundësi shtesë për të rinjtë dhe hapë dyert e bashkëpunimit me vendet e ndryshme, të cilat do të kontribuonin në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit.

https://www.facebook.com/v2.3/plugins/share_button.php?app_id=915013281873559&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df251f3befcac996%26domain%3Dmashtarkiva.rks-gov.net%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fmashtarkiva.rks-gov.net%252Ff1e73846f28c484%26relation%3Dparent.parent&container_width=85&href=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fministri-bytyqi-priti-ne-takim-nje-delegacion-nga-keshilli-i-evropes&layout=button_count&locale=en_US&sdk=joey

https://platform.twitter.com/widgets/tweet_button.f39f39d5e1aec76c12af50a9a19e4fee.en.html#dnt=false&id=twitter-widget-0&lang=en&original_referer=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fministri-bytyqi-priti-ne-takim-nje-delegacion-nga-keshilli-i-evropes&size=m&text=Ministri%20Bytyqi%20priti%20n%C3%AB%20takim%20nj%C3%AB%20delegacion%20nga%20K%C3%ABshilli%20i%20Evrop%C3%ABs&time=1658233394714&type=share&url=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fministri-bytyqi-priti-ne-takim-nje-delegacion-nga-keshilli-i-evropes

Last modified: 19 Korrik, 2022

Comments are closed.