MASHT

Ministri Bytyqi priti në takim kryetarin e SBASHK-ut

20 Shtator, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti sot në takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj me bashkëpunëtorë, me të cilët bisedoi për çështje të rëndësishme të arsimit dhe aktivitete të përbashkëta ndërmjet MASHT-it dhe SBASHK-ut, në funksion të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë.

Ministri Bytyqi shprehu mbështetjen e tij të plotë dhe kërkoi nga SBAShK-u që të thellohet bashkëpunimi, në mënyrë që kualiteti në arsim të jetë më i mirë.

 “Së bashku jemi të interesuar për arsim kualitativ në Kosovë. Konsideroj se përgjegjësia për ngritje të cilësisë është e të gjithëve”, tha ministri Bytyqi, i cili po ashtu u zotua se do të punojë që të procedohet më tutje Projektligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

Ndërsa, kryetar i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, pasi e uroi ministrin Bytyqi për detyrën e re, theksoi se, bashkëpunimi ndërmjet MAShT-it dhe SBAShK-ut gjithnjë ka qenë në nivel të kënaqshëm dhe së bashku janë arritë synime të rëndësishme. 

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.