MASHT

Ministri Bytyqi priti në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

19 Tetor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim Ambasadorin e OSBE-s në Kosovë Yan Brathu !

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e arsimit ,  çështje prioritare të politikave arsimore të MAShT dhe të OSBE-së , si dhe nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit të mëtejshëm  në këtë sektor .

Ministri Bytyqi e falënderoi Ambasadorin Brathu për mbështetjen konstante të OSBE-së në ndërtimin e një sistemi të ri, modern të arsimit në Kosovë,  njëherësh shtoi se edhe më tutje MAShT do të jetë e hapur dhe e gatshëm për bashkëpunim. Ndërsa theksoi se do të angazhohet që arsimin ta ngrisë ndër prioritet e larta të Qeverisë.

Ne kemi nevojë për përkrahjen e mëtutjeshme të partnerëve ndërkombëtar me qëllim të përmirësimit  të cilësisë  dhe gjithëpërfshirje në arsim , njëherësh do të kemi në konsideratë që të evitojmë edhe mangësitë që ka identifikuar OSBE gjatë këtyre viteve, tha ndër tjera  ministri Bytyqi .

Ndërsa Ambasadori Brathu, theksoi se OSBE,  do të vazhdojë mbështetjen e mëtutjeshme të zhvillimit të arsimit në Kosovë  me theks arsimimin e komuniteteve dhe çështje të tjera,  duke u bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe legjislacionin e Kosovës.  Ai njëherësh uroi ministrin Bytyqi që të ketë sukses në detyrën e re si dhe ne synimet e tij për ta bërë arsimin ndër prioritetet e larta të Qeverisë së Kosovës  për çka tha sedo  të ishte  mirë për të ardhmen afatgjate të vendit .

Ministri Bytyqi dhe Ambasadori Brathu, biseduan edhe për  tekstet shkollore në gjuhën Boshnjake dhe Turke, akreditimin e programeve studimore në këto gjuhë dhe çështje tjera me interes .

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.