MASHT

Ministri Bytyqi priti eksperten e Bankës Botërore Nicol Saginor

7 Maj, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim eksperten e Bankës Botërore, Nicol Saginor, e cila është e angazhuar për procesin e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënëseve (VPM), me të cilën ka biseduar për ecurinë e këtij procesi dhe rëndësinë që ka ky proces në sistemin arsimor të Kosovës.

Ministri Bytyqi me këtë rast tha se, vlerësimi i performancës i motivon mësimdhënësit për punë dhe kreativitet, si dhe i nxitë ata për ndjekjen e trajnimeve për zhvillimin e aftësive të tyre.

Ministri Bytyqi po ashtu ka thënë se,VPM ndihmon matjen e arritjes së objektivave të secilit mësimdhënës, duke rritur mundësitë për një rezultat përfundimtar të suksesshëm.

Ndërsa, znj. Saginor ka prezantuar të gjeturat e punëtorisë pesëditore dhe angazhimet e saj si eksperte në këtë proces, ndërkaq ka theksuar se sa i përket performancës së mësimdhënësve nuk është i mjaftueshëm vetëm zhvillimi profesional, pa një sistem të llogaridhënies i cili gëzon mbështetjen e Ministrisë së Arsimit.

Saginor ka bërë të ditur se grupi me të cilin ka punuar ka trajnuar inspektorët në fushën e menaxhimit të procesit të llogaridhënies. Ministri Bytyqi dhe znj. Saginor u dakorduan që procesi i VPM-së të fillojë në shtator të këtij viti.

Last modified: 23 Gusht, 2022

Comments are closed.