MASHT

Ministri Bytyqi priti ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë

3 Nëntor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e të dyja vendeve në sektorin e arsimit.

Ministri Bytyqi me këtë rast ka theksuar se, arsimi është fusha më e rëndësishme e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri, ku të dy ministritë kanë angazhuar grupe të përbashkëta punuese, sidomos në arsimin parauniversitar.

Ministri Bytyqi po ashtu theksoi se, në angazhimet e tij si Ministër, rëndësi e veçantë do t’i kushtohet zbatimit të marrëveshjeve që të dy ministritë kanë në fushën e arsimit të lartë.

Ambasadori Minxhozi nga ana e tij tha se, bashkëpunimi i ndërsjellë do të mund të konkretizohet përmes punëve të përbashkëta të të dy ministrive.

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.