MASHT

Ministri Bytyqi priti ambasadoren e Turqisë në Kosovë

14 Shtator, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, me të cilën ka biseduar lidhur me bashkëpunimin mes Kosovës dhe Turqisë në fushën e arsimit.

Ministri Bytyqi është zotuar se, së bashku do të vazhdojnë angazhimet për një bashkëpunim të frytshëm, i cili do të thellohet edhe më tutje në të mirë të ofrimit të një arsimi cilësor në të gjitha nivelet.  
 

Ministri Bytyqi gjithashtu theksoi se, duke ditur rëndësinë e kësaj Ministrie, misioni kryesor i politikave të tij do të jetë avancimi i mëtutjeshëm i sistemit arsimor. “Arsimi në Kosovë ka nevojë për një trajtim të mirë. Kemi nevojë për mbështetjen e partnerëve në synimin tonë për të bërë ndryshime pozitive në këtë fushë”, është shprehur Ministri.

Ndërsa, Ambasadorja Kiliç tha se Turqia do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në fushën e arsimit, në realizimin e qëllimeve për ngritjen e cilësisë dhe reformave të filluara në këtë drejtim.

Ambasadorja Kiliç, me këtë rast, i bëri ftesë zyrtare ministrit Bytyqi për ta vizituar Turqinë. 

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.